Page 32 - Demo
P. 32


                                    30Nxënësi/ja:2.3 Roli i pyjeve në jetën e njeriutRëndësia e pyjevePyjet mbulojnë gati një të tretën e sipërfaqes së tokës. Por njerëzit po presin dhe djegin sasi të mëdha pemësh, ndaj këto pyje po pakësohen me shpejtësi. Zvogëlimi i sipërfaqeve me pyje ka efekt negativ te njerëzit, kafshët e egra dhe planetin. Ka kaq shumë arsye pse duhet t’i ruajmë pyjet tona. Disa nga përfitimet e jashtëzakonshme që ofrojnë pyjet për njerëzit, jepen më poshtë:1. Pyjet ofrojnë shumë nga burimet që përdorim në jetën e përditshme. Shumë sende shtëpiake të zakonshme, si mobiliet dhe librat, rrjedhin nga burimet pyjore. Druri është materiali kryesor që përdoret në ndërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera. Shumë familje përdorin drurin si lëndë djegëse për ngrohje dhe gatim.2. Pyjet shërbejnë si vendbanime për shumë bimë, kafshë, insekte (fig. 1). Jetët e këtyre organizmave janë të ndërlidhura ndërmjet tyre, duke formuar një cikël jetësor. Prishja e këtij cikli ndikon në mbijetesën e secilës gjallesë. 3. Pyjet ofrojnë gjithashtu punësim dhe gjenerojnë të ardhura për miliona njerëz në mbarë botën. Shumë lloje punësh varen nga pyjet dhe burimet e tyre, që nga sharrëxhinjtë dhe punëtorët e ndërtimit, deri tek udhërrëfyesit dhe rojtarët e pyjeve.4. Pyjet ndihmojnë në jetesën e atyre banorëve që jetojnë në komunitete rurale. Pyjet janë një vend i pasur me ushqime të freskëta dhe të egra si manaferrat, boronicat, kërpudhat (fig. 2), gjethet, zhardhokët, arrat, gështenjat, lajthitë etj. Edhe kafshët e egra që jetojnë në pyje, janë burim i rëndësishëm ushqimi, i pasur me proteina. Gjithashtu, pyjet janë burimi i shumë përbërësve bimorë që përdoren për të prodhimin e ilaçeve për trajtimin e shumë sëmundjeve të tjera, apo produkteve për kujdesin e lëkurës dhe flokut. diskuton rëndësinë e pyjeve për shëndetin e njeriut.Diskutoni në klasë çfarë dini për pyjet. Tregoni përse shërbejnë ato. AktivitetFig. 1 Pylli si habitat për kafshët dhe bimët Fig. 2 Kërpudhapyje, ekosistem.FJALË KYÇE:
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36