Page 33 - Demo
P. 33


                                    31TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI5. Ndërsa pemët dhe bimët rriten, ato thithin dioksid karboni dhe e depozitojnë atë në trungje, rrënjë, degë dhe tokë. Megjithatë, nëse pyjet shkatërrohen, atëherë ato mund ta përkeqësojnë ndryshimin e klimës duke çliruar më shumë dioksid karboni se sa thithin.6. Pyjet ndihmojnë për t’i mbajtur njerëzit të shëndetshëm, duke pastruar ajrin që thithim. Përveç thithjes së dioksidit të karbonit, pemët largojnë ndotës të tjerë të dëmshëm nga ajri dhe çlirojnë oksigjen.7. Pyjet na mbrojnë gjithashtu nga rreziqet natyrore. Pemët dhe bimët e tjera ndihmojnë në parandalimin e rrëshqitjeve të dheut, duke e mbajtur tokën në vend dhe duke pakësuar forcën e shiut në tokë. Në mënyrë të ngjashme, pyjet stabilizojnë brigjet dhe zvogëlojnë fuqinë e rrymave ujore. 8. Përtej nevojave, pyjet janë gjithashtu një burim argëtimi, tërheqjeje, çlodhjeje dhe frymëzimi (fig.3). Shumë vizitorë i eksplorojnë parqet kombëtare të botës dhe zona të tjera të mbrojtura, shumë prej të cilave janë të pyllëzuara. Kalimi i kohës në pyje na ndihmon të çlodhemi, frymëzon kreativitetin dhe i shtyn njerëzit ta çmojnë më shumë mjedisin.PROVONI VETEN1. Pse kanë rëndësi pyjet për njeriun?2. Cilat janë përfitimet e pyjeve?3. Pse duhet t’i mbrojmë pyjet?Pse duhet t’i ruajmë pyjet?Për momentin, lënda drusore është më e kërkuara dhe, për këtë arsye, pyjet priten masivisht në të gjitha kontinentet. Lënda drusore përdoret jo vetëm për ndërtimin e ndërtesave, por edhe për prodhimin e sendeve dhe enëve të ndryshme, mobilieve, letrës, kartonit etj. Ndërsa pemët priten në mënyrë aktive, kjo çon në ndryshime në ekosistem dhe shkatërrim të shumë llojeve të florës dhe faunës. Kjo prerje po krijon një problem global mjedisor si efekti serrë, pasi numri i pemëve në planet që kryejnë procesin e fotosintezës po zvogëlohet ndjeshëm, d.m.th. nuk ka mjaft bimë që të lëshojnë oksigjen. Nga ana tjetër, dioksidi i karbonit grumbullohet në atmosferë, çon në ndotjen e ajrit dhe rritjen e temperaturës së tij, duke ndryshuar dhe ngrohur klimën. Duke prerë pemët, ne po ndryshojmë për keq jetën në planet. Dhe këtë gjë po e vuajnë jo vetëm njerëzit, por edhe flora dhe fauna. Prandaj duhet t’i ruajmë pyjet sa më shumë.Fig. 3 Pylli si vend argëtimi për njerëzit
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37