Page 34 - Demo
P. 34
32Nxënësi/ja:2.4 Organizimi i aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (projekt)Dita Ndërkombëtare e PyjeveDita Ndërkombëtare e Pyjeve mbahet çdo vit më 21 mars. Zhvillimi i aktiviteteve në këtë ditë rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e pyjeve dhe njerëzit inkurajohen të organizojnë aktivitete që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pemëve, të tilla si fushatat e mbjelljes së pemëve, ruajtja e pyjeve etj. Në vitin 2015, gjithsej 1226 persona morën pjesë në aktivitetin “përqafimi i pemëve”, në një pyll në Korenë e Jugut, në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Ata thyen rekordin botëror për numrin më të madh të njerëzve që përqafojnë një pemë në një minutë. merr pjesë në organizime të ndryshme për ruajtjen e ambientit.Kur është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve? Shikoni logon në figurë. A mund të shpjegoni çfarë tregojnë pemët në formën e zemrave? Çfarë ndodh këtë ditë? Si mund ta festoni ju këtë ditë?Aktivitet Dita Ndërkombëtare e PyjeveNë këtë mësim, nxënësit mendojnë për biodiversitetin e pyjeve. Ata ndahen në disa grupe (çdo grup me 3-4 nxënës), pastaj zbulojnë se me çfarë kërcënimesh përballen pyjet dhe pse pyjet janë kaq të rëndësishme për kafshët, njerëzit dhe planetin. Mësojnë për llojet e ngjarjeve që organizohen në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve dhe, së fundi, planifikojnë ngjarjen e tyre dhe hartojnë një poster që e ndajnë me klasën.Fig. 1 Foto nga aktiviteti i \dita ndërkombëtare e pyjeve, biodiversitet, përqafim.FJALË KYÇE:

