Page 35 - Demo
P. 35
33Për të ruajtur privatësi tuaj se jeni fëmijë, ne do t’ju këshillonim ta mbuloni fytyrën me një logo ose buzëqeshje);TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJIZhvilloni një shëtitje në pyllin apo parkun që ndodhet afër qytetit tuaj. Kështu do të bëheni eksplorues dhe do të kuptoni më shumë rreth pyjeve dhe shumëllojshmërisë së gjallesave dhe bimëve që jetojnë në to. Gjatë shëtitjes, merrni me vete dylbi, fletore dhe laps. Njëri nga eksploruesit mban një fletore, ndërsa të tjerët vëzhgojnë me kujdes çdo gjë përreth dhe njëkohësisht mbajnë shënime në fletore. Për vëzhgimin mund të përdorni dylbi, për të parë në distancë gjëra që nuk shihen me sy të lirë. Gjithashtu, mund të bëni dhe disa foto me lartësitë e ndryshme të pyllit, si: pjesa afër tokës, pjesa e trungut, kurorat e pemëve. Nëse nuk keni mundësi të shkoni në pyll, mund të shikoni videon në Youtube, që do t'ju ndihmojë për plotësimin e pikave të projektit: youtu.be/wSGqpNTXjHs. Projekt1. Shkruani çfarë patë në pyll (bimë, kafshë, insekte). Mund ta shoqëroni me një vizatim dhe ta përdorni për posterin që do të krijoni (fig. 2).2. Çfarë po ndodh me shumë pyje në botë? Pse po zhduken pyjet?3. Pse pyjet janë të rëndësishme për jetën e njeriut?4. Zgjidhni një ngjarje për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve dhe dizajnoni një afishe; (një model posteri është dhënë në figurë). Mos harroni të përfshini:• logon e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve. Linku për logon: tinyurl.com/ysu6t4s5;• emrin e ngjarjes (një sfidë për përqafimin e pemëve);• pse është e rëndësishme; (është e rëndësishme t’i duam pyjet, sepse ne të gjithë kemi nevojë për to – ngjarja i bën njerëzit të mendojnë për pyjet dhe t’i duan pemët);• kur është – data dhe ora (21 mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ose mund të organizohet në çdo ditë të vitit);• për kë është (për të gjithë – fëmijë dhe të rritur);• çfarë duhet të bëjnë njerëzit. Përqafoni sa më shumë pemë në një minutë. Përqafoni një pemë, dikush bën një foto, më pas poston foton në një faqe interneti. A do të donit të merrnin pjesë në një sfidë përqafimi pemësh?• posterit mund t'i shtoni një fotografi. (një familje në një pyll, një fëmijë që përqafon një pemë) etj.Pyjet janë të rëndësishme për kafshët, njerëzit dhe planetin. Ne duhet t'i duam pyjet tona!Bashkohuni me sfidën e madhe të përqafimit të pemës! 21 Mars ora 14:00Qendra e re e vizitorëve në pyllJanë të mirëpritur të gjithë pëqafuesit e pemëve të rinj e të moshuar!Zbulo më shumë: www.forest-treehug.com21 MarsDita Ndërkombëtare e PyjeveFig. 2 Poster për Ditën Ndërkombëtare të PyjevePROVONI VETEN1. Shikoni posterët e shokëve/shoqeve tuaj/a të klasës dhe thoni në cilat ngjarje do të dëshironit të merrnit pjesë. Argumentoni pse.

