Page 36 - Demo
P. 36
34Nxënësi/ja:2.5 Punime me materiale të riciklueshmeNëse ju pëlqejnë bimët, por nuk keni shumë hapësirë në shtëpi, mund të ndërtoni një kopsht vertikal të mbështetur në një nga faqet e murit të shtëpisë/shkollës. Gjithçka që duhet të mendoni, është se ku ta vendosni dhe çfarë lloje bimësh të rritni. Për të zgjedhur llojet e bimëve, mund të këshilloheni me luleshitësit në qytetin tuaj. Ata do t’ju bëjnë disa pyetje të rëndësishme për sa i përket habitatit të secilës bimë, si p.sh: a ka dritë në ambientin ku do t’i vendosni lulet; nëse është ambient i jashtëm apo i brendshëm; është në hije apo në diell. Për këtë, është shumë e rëndësishme që, para se të shkoni për të blerë bimët, duhet ta dini me saktësi ku do ta ndërtoni kopshtin tuaj dhe cila është madhësia e vendit që keni. Kështu do ta keni më të lehtë për të zgjedhur bimët e duhura. Materialet e nevojshme:• 9 shishe plastike 1/1,5-litërshe;• brisk, gërshërë;• një rrotull me kordon metalik ose spango të fortë;• gozhda;• çekiç.Dhe për lulet:• bimët ose farat;• doreza kopshtarie;• një bidon për ujitje.Hapat e punës1. Pritni një drejtkëndësh me përmasa 5 cm x 7 cm në anën e çdo shisheje plastike. Bëni 2 vrima të vogla në qafën e shishes dhe 2 vrima të vogla në bazë.2. Për t’i lidhur 3 shishet bashkë, priteni kordonin metalik në 6 pjesë nga 2 m secili. Merrni një copë kordoni dhe bëjini një nyjë në fund, më pas kalojeni kordonin përmes 2 vrimave në qafën e shishes dhe bëjini një nyjë tjetër për ta siguruar atë. Lini 30 cm kordon dhe përsëriteni procedurën për të bërë një seri prej 3 shishesh. Në skaje, lini 30 cm kordon që të mund t'i varni shishet.3. Për të bashkuar shishet në bazë, merrni një kordon tjetër dhe bëjini një nyjë në fund, kaloni kordonin përmes 2 vrimave në bazën e shishes dhe bëni një nyjë tjetër për ta siguruar. Lini 30 cm dhe përsëriteni procedurën për të bërë një seri prej 3 shishesh. Lini 30 cm kordon për t'i varur shishet. bën punime të ndryshme me materiale të riciklueshme.Si të ndërtoni një kopsht vertikal në shkollë/shtëpi me materiale të riciklueshme.AktivitetFig. 1 Materialet e nevojshme

