Page 38 - Demo
P. 38


                                    36Nxënësi/ja:2.6 Materialet plastike të riciklueshme dhe të pariciklueshmePlastika Në jetën e përditshme, plastika përdoret në masë të madhe për prodhimin e shumë artikujve, që nga lodrat, produktet për ruajtjen e ushqimit, ndërtimit apo produktet teknologjike. Plastika është material sintetik, çka do të thotë se nuk gjendet në natyrë. Shumë lloje plastike vijnë nga nafta. Një sasi e vogël prodhohet nga bimët. Materialet plastike janë rezistente ndaj elementeve kimike, janë izolues termikë dhe elektrikë, kanë dendësi të vogël, kanë veti të mira elastike dhe kushtojnë lirë. Nëpërmjet përpunimit kimik, mund të krijohen dy lloje plastikash: termoplastet dhe duroplastet. Termoplastet janë materiale plastike që, pasi janë përdorur njëherë, mund të shkrihen, formësohen dhe bëhen produkte të reja me anë të riciklimit. Nëse riciklohen, termoplastet nuk janë aq të dëmshme për mjedisin sa disa lloje të tjera plastike. Shembuj: shishet plastike, çantat plastike etj.Duroplastet - kjo lloj plastike mund të nxehet dhe të formësohet në produkt final vetëm një herë. Pasi ka marrë formë, nuk mund të rinxehet më, pasi karbonizohet. Duroplastika mund të riciklohet vetëm në rastet kur copëtohet, thërrmohet dhe përzihet me materiale të tjera plastike. Ndryshe, ajo mbetet në deponi e pashpërbërë me shekuj. Shembull produktesh duroplastike: CD/DVD; mbetjet spitalore, llambat elektrike, ambalazhet e ushqimeve prej letre alumini, kutitë prej polistireni etj.Tipet e plastikave te riciklueshmeDisa materiale plastike janë të riciklueshme, të tjerat prodhojnë materie të rrezikshme pas disa përdorimesh. Disa janë lehtësisht të riciklueshme, të tjerat kanë nevojë për trajtime më të sofistikuara dhe më të ndërlikuara në procesin e riciklimit. Në figurën 1, jepen tipat e  identifikon materialet plastike të riciklueshme dhe ekologjike, si dhe ato të pariciklueshme.Merrni një produkt plastik që ju ndodhet pranë, p.sh. shishen e ujit ose ndonjë produkt tjetër plastik. Mund të gjeni një numër në pjesën e pasme ose të poshtme të tij. A e dini se për çfarë është? Diskutoni në klasë.AktivitetPETE HDPE PVC LDPE PP PS TË TJERApolietilen tereftalatipolietilen me dendësi të lartëpolivinil kloruripolietilen me dendësi të ulët polipropilen polistiren lloje të tjeraplastikë, termoplastikë, duroplastikë, riciklim.FJALË KYÇE:Fig. 1 Tipat e plastikave të riciklueshme dhe simbolet.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42