Page 39 - Demo
P. 39
37TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJIplastikave të riciklueshme. Këto simbole përdoren për të identifikuar plastikën e riciklueshme. Poliesteri - polietilen tereftalati (PET ose PETE) - Përdoret kryesisht për qëllime paketimi të ushqimeve dhe pijeve, për shkak të aftësisë së tij shumë të mirë për të ruajtur ushqimet dhe pijet e gazuara (fig. 2). PET-i mund të riciklohet. Polietileni me dendësi të lartë (HDPE) - është një lloj plastike që përdoret zakonisht për prodhimin e qeseve ushqimore, enëve të lëngjeve, shisheve të shampos, detergjentit dhe ilaçeve (fig. 3). HDPE-ja është më e fortë, më e trashë dhe më e qëndrueshme se PET-i; është gjithashtu dhe e riciklueshme. Polivinil kloruri (PVC) ose vinil kloruri (VC) - PVC-ja përdoret zakonisht për lodra, ambalazh (qese paketimi) me flluska, ambalazh me ngjitje, shishe detergjenti, tuba uji (fig. 4) dhe pajisje mjekësore. PVC-ja konsiderohet si plastika më e rrezikshme, pasi ajo mund të lëshojë një sërë kimikatesh toksike që e dëmtojnë shëndetin e njeriut. PVC-ja pranohet gjithashtu rrallë nga programet e riciklimit. Polietileni me dendësi të ulët (LDPE) - Kjo lloj plastike ka strukturën më të thjeshtë kimike, duke e bërë atë shumë të lehtë dhe shumë të lirë për t’u përpunuar. LDPE-ja përdoret më së shumti për qese për ushqim (fig. 5), mbeturina, enë për ruajtjen e ushqimit të ngrirë, kapakë enësh, veshje për telat dhe kabllot. Kjo lloj plastike është mjaft e vështirë për t’u ricikluar.Polipropileni (PP) - Lloji i plastikës PP është më i fortë dhe më rezistent ndaj nxehtësisë. Përdoret gjerësisht për kontejnerët e ushqimit të nxehtë (fig. 6), jelekët termikë dhe disa pjesë të makinave etj.Polistireni (PS) - Polistireni (PS) është stiropori që ne të gjithë e përdorim zakonisht për kontejnerët/vasketat/kutitë e ushqimit (fig. 7), kutitë e vezëve, gotat dhe tasat, në paketim, si dhe për helmetën e biçikletave. Gjatë ekspozimit me ushqime të nxehta dhe me vaj, polistireni çliron elemente kimike që janë të dëmshme për trurin e njeriut. Polistireni ka shkallë të ulët riciklimi.Të tjera - Këtu futen të gjitha ato lloje plastikash të ndryshme prej atyre të identifikuara nga numri 1-6 dhe gjithashtu llojet që mund të shtresohen ose të përzihen me lloje të tjera plastike, të tilla si bioplastika. Kanë shkallë shumë të ulëta riciklimi. PROVONI VETEN1. Tregoni disa artikuj plastikë që njihni. Cilat janë produktet plastike që i përdorni çdo ditë?2. Por a e dini, saktësisht, se cilin numër duhet të shmangni dhe cili numër ka mundësinë më të madhe për të dëmtuar mjedisin?Fig. 2Fig. 4Fig. 5Fig. 6Fig. 7Fig. 3 Shishe plastike e prodhuar nga PETTuba uji prodhuar nga PVCQese prodhuar nga LDPE Shembuj të përdorimit të PPVasketa ushqimi prodhuar nga PS Ambalazhe detergjentësh prodhuar nga HDPE

