Page 40 - Demo
P. 40


                                    38Nxënësi/ja:2.7 Ndotja nga teknologjiaSi mund ta dëmtojë teknologjia mjedisin?Ndotja e ajrit – Prodhimi dhe përdorimi i teknologjisë ndikon në ndotjen e ajrit. Oksidet e karbonit, azotit dhe squfurit janë gazra të dëmshme që prodhohen nga njerëzit. Çlirimi i këtyre gazrave në atmosferë kontribuon në ngrohjen globale. Emetimet e karbonit çlirohen në atmosferë nga makinat, aeroplanët, termocentralet dhe fabrikat (fig. 1). Konsumimi i burimeve - Burimet jo të ripërtëritshme, duke përfshirë metalet e çmuara si ari, bakri etj., përdoren për prodhimin e teknologjisë. Qymyri konsumohet për të prodhuar energji elektrike për të vënë në lëvizje teknologjinë. Edhe disa burime të ripërtëritshme, si pemët dhe uji, po kontaminohen ose po përdoren më shpejt sesa mund të rinovohen, për shkak të teknologjisë. Mbetjet - Teknologjia e prodhimit krijon sasi të mëdha mbetjesh. Mbetje elektronike (ose e-mbetje) është çdo pajisje elektrike ose elektronike e prishur, ose e padëshiruar (e vjetruar) (fig. 2). Aktualisht, ky është lloji i mbeturinave me rritjen më të shpejtë. Nëse e-mbetjet hidhen bashkë me mbeturinat e zakonshme, zakonisht përfundojnë në një vendgrumbullim. Shumica e pajisjeve elektronike përmbajnë materiale të pazbërthyeshme, si metale të rënda dhe materiale toksike që mund të rrjedhin në tokë. Ato ndotin ujin që pimë, bimët që hamë dhe kafshët që jetojnë përreth zonës. Këto materiale toksike mund të shkaktojnë të përziera, diarre, të vjella, madje dhe kancer. Ato duhen asgjësuar duke përdorur metoda speciale.  dallon ndotje të ndryshme nga teknologjia në mjedisin shkollor.Vështroni me kujdes mjedisin e shkollës. A shikoni ndonjë gjë që nuk shkon? Si mendoni ju, çfarë mund të bëni për ta përmirësuar mjedisin e shkollës?AktivitetFig. 1 Ndotja e ajrit nga tymi i makinaveFig. 2 Mbetjet elektronikendotje, mjedis shkollor, menaxhimi i mbetjeve, riciklim, zhurma.FJALË KYÇE:
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44