Page 41 - Demo
P. 41
39TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJINdotje të ndryshme në mjedisin shkollorNdotjet që hasen në mjediset shkolloremund të jenë të shumëllojshme. Klasat e mbushura me zhurmë, me ajrosje të ulët, konsumi i ushqimeve të pashëndetshme, mungesa e gjelbërimit në zonën e shkollës, vendndodhja e shkollave afër rrugëve kryesore, ndotja e ajrit etj., janë disa nga treguesit e ndotjes mjedisore në ambientet shkollore. Vetë shkollat ndikojnë në mjedis në katër mënyra themelore: me mbetjet ushqimore, mënyrën se si i menaxhojnë mbetjet, si dhe me nivelin e konsumit të energjisë dhe ujit. Shpërdorimi i ushqimit dhe menaxhimi i përgjithshëm imbetjeveMbi gjysma e plehrave të prodhuara nga shkollat vijnë nga mbetjet ushqimore. Nxënësit konsumojnë ushqime të gatshme që janë të paketuara në qese plastmase (fig. 3). Gjithashtu, ata konsumojnë ujë dhe pije në shishe plastike ose kanaçe. Shkolla prodhon dhe shumë mbetje nga materialet shkollore të përdorura gjatë vitit. Mënyra se si menaxhohen këto mbetje, ndikon në degradimin e mjedisit. Shpërdorimi i energjisë dhe ujit Shpenzimi i energjisë dhe ujit është një nga problemet më të mëdha mjedisore, jo vetëm për shkollat, por për të gjithë. Shpesh ndodh që dritat të harrohen ndezur, pajisjet elektrike të lihen në punë edhe pas mbarimit të procesit mësimor, apo uji të lihet të rrjedhë pa shkak. Niveli i lartë zhurmës Në mjediset shkollore (fig. 4) ka ndikim negativ në shëndetin e nxënësve, si: dëmtimi i dëgjimit, rritja e nivelit të stresit, lodhja, shpërqendrimi, rritja e presionit të gjakut dhe pagjumësia etj.PROVONI VETEN1. Cilat janë ndikimet e teknologjisë në mjedis?2. Çfarë janë e-mbetjet? Si duhen trajtuar ato?3. Tregoni disa nga ndotjet e mjedisit në shkollën tuaj.Ndonjëherë nxënësit nuk e kuptojnë zhurmën që krijojnë gjatë bisedave që bëjnë në klasë. Për të kuptuar se sa zhurmë prodhoni në klasë, provoni ta matni nivelin e zhurmës. Ekzistojnë disa aplikacione shumë të thjeshta dhe falas për monitorimin e zhurmës në klasë. Vizitoni faqen tinyurl.com/bddhenkp dhe provoni një nga aplikacionet, p.sh. Bouncy Balls. Vizitoni faqen e internetit të Bouncy Balls dhe klikoni tek opsioni Begin Bouncing në faqen kryesore. Pastaj zgjidhni cilësimet tuaja dhe klikoni ikonën e mikrofonit në këndin e sipërm djathtas për të filluar.Fig. 3Fig. 4 Mbetjet në klasë Zhurma në klasëAktivitet

