Page 42 - Demo
P. 42
40Nxënësi/ja:2.8 Parandalimi i ndotjeve nga teknologjiaMe zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, shqetësim i madh për ambientalistët, por dhe për mbarë njerëzimin, është ndotja e mjedisit nga mbetjet teknologjike. Por nëse dimë t’i menaxhojmë si duhet këto mbetje, atëherë kemi ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e shëndetit tonë. Si mund ta parandalojmë ndotjen nga teknologjia në shkollë?Menaxhimi i mbetjeve: Duke reduktuar mbetjet, shkollat mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. Mungesa e edukimit në lidhje me riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve përbën sfidë edhe për shkollat. Ka mënyra të ndryshme se si shkollat t’i reduktojnë mbetjet e veta dhe t’i asgjësojnë ato me përgjegjësi. Një mënyrë është: • krijimi i një shumëllojshmërie koshash depozitimi për materiale të ndryshme për menaxhimin e duhur të mbetjeve (fig. 1);• ngritja e një klubi për riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve, ku nxënësit krijojnë prezantime informuese;• dërgimi i e-mail-eve në vend të projekteve dhe fletëpalosjeve, për të reduktuar përdorimin e letrës;• përdorimi i materialeve të përdorura në vend të të rejave çdo vit. Kursimi i energjisë dhe ujitPër të reduktuar përdorimin e energjisë dhe ujit në shkolla, ju mund të:• fikni dritat kur në klasë ka ndriçim të mjaftueshëm natyror;• fikni pajisjet mësimore (kompjuter, video-projektor etj.) pasi keni mbaruar punë;• përdorni llamba ekonomike;• bëni propozim shkollës të ndërmarrë projekte për instalimin e paneleve diellore për prodhimin e energjisë; • mbyllni rubinetin e ujit pasi të mbaroni punë, ose njoftoni administratorin e shkollës nëse shikoni rrjedhje të panevojshme të ujit;• mos krijoni zhurma të panevojshme në ambientet e shkollës, për të mbrojtur shëndetin tuaj. harton një plan për parandalimin e ndotjeve nga teknologjia dhe mbrojtjen nga pajisjet teknologjike të dëmshme për shëndetin.A e dini se telefonat e zgjuar përbëhen nga rreth 35 materiale të ndryshme, duke filluar nga silikoni, plastika, hekuri, alumini, bakri etj.? Kjo bën që rreth 50 milionë tonë mbetje teknologjike të prodhohen çdo vit, sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Diskutoni në klasë mbi ndikimin e mbetjeve teknologjike në mjedis në të ardhmen.AktivitetPLASTIKË QELQ LETËR METALE MBETJE ORGANIKE MBETJE ELEKTRONIKEndotje, teknologji, planifikim, mbetje, menaxhim.FJALË KYÇE:Fig. 1 Grupimi i mbetjeve sipas përbërjes së tyre

