Page 43 - Demo
P. 43
41TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJIDisa këshilla për të mbajtur pastër mjedisin shkollor:1. Hapni dritaret e klasës për të ajrosur ambientin here pas here.2. Konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta dhe organike të përgatitura në shtëpi.3. Mbani pastër mjedisin që ju rrethon.4. Hidhini mbeturinat të ndara sipas llojit, në mënyrë që ato të riciklohen dhe të mos përfundojnë në tokë apo ujë.5. Mbillni sa më shumë lule dhe pemë rreth shkollës (fig. 2). Ndikimi i pajisjeve teknologjike në shëndetin e njeriutNjerëzit janë gjithnjë e më të lidhur me pajisjet teknologjike, falë përparimeve të shpejta në teknologji dhe avantazheve që ato kanë. Ndërsa disa forma të teknologjisë kanë ndikime pozitive në jetën e përditshme, përdorimi i tepërt i tyre për një kohë të gjatë ka efekte negative në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Disa nga efektet negative të përdorimit të pajisjeve teknologjike janë problemet psikologjike, izolimi, mbyllja në vetvete, depresioni, pagjumësia, lodhja e syve, problemet me dëgjimin, mungesa e vëmendjes, varësia ndaj teknologjisë. Pse janë të dëmshme?1. Shumë nga pajisjet elektronike përbëhen nga ekrane si ato të televizorit, me ndriçim të lartë dhe me shumë ngjyra. Përdorimi për një kohë të gjatë i këtyre pajisjeve ndikon në shëndetin e syrit. Fëmijëve u rekomandohet që, pas çdo 20 minutave qëndrim para ekranit, të bëjnë 20 minuta pushim për të çlodhur sytë.2. Shumë nga pajisjet elektronike, si: TV, mikrovala, kompjuteri, laptopi, smartfoni etj. përbëhen nga komponentë të shumtë elektronikë nëpër të cilat kalon rrymë elektrike. Kjo rrymë krijon fusha elektromagnetike, që ndryshe njihen si rrezatime elektromagnetike. Disa nga rreziqet më të zakonshme që mund të hasim, janë ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik ose rreziku i goditjeve elektrike, i cili mund të ndikojë në shëndetin e trurit, pagjumësinë dhe dëgjimin.3. Shumë njerëz janë të tërhequr pas pajisjeve elektronike dhe harxhojnë orë të tëra me to. Përdorimi i tepërt i teknologjisë digjitale mund të çojë në mosinteresim për aktivitetet fizike, ushqimin dhe higjienën, në privimin e gjumit dhe lodhjen kronike, shqetësimin emocional, depresionin dhe ankthin, si dhe të sjellë vështirësi në marrëdhënie me njerëzit e tjerë (fig. 3).PROVONI VETEN1. Vendosni etiketat si duhet tek koshat në figurë:a) mbetje organike; b) mbetje të riciklueshme; c) mbetje prej qelqi.2. Si mund të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit në shkollë dhe jashtë saj?3. Pse është i rëndësishëm riciklimi i mbeturinave?Fig. 2Fig. 3Pjesëmarrja e nxënësve në gjelbërimin e mjedisit shkollorPërdorimi i telefonit celular nga fëmijët

