Page 44 - Demo
P. 44


                                    42Nxënësi/ja:2.9 Komunikimi i sigurt në internetInternetiFalë globalizimit, njerëzit përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale për të komunikuar, por edhe për të punuar. Interneti është bërë i pandashëm nga çdo profesion. Mirëpo duhet të bëjmë kujdes, pasi përdorimi i gjatë i internetit, qëndrimi i gjatë në kompjuter mund të sjellë edhe pasoja për shëndetin e njeriut. Avantazhet dhe të metat e përdorimit të internetitPërfitimet a) Interneti ofron burime të shumëllojshme informacioni, që nga ato edukative, videot, muzika, filmat, lajmet, kuriozitetet, reklamat, lojërat etj. b) Ndihmon në komunikimin e shpejtë anembanë botës.c) Ofron burime informatash për projektet dhe detyrat shkollore.Mangësitë a) Interneti ofron përmbajtje problematike, si dhuna ose pornografia, të cilat emocionalisht i ngarkojnë dhe i frikësojnë nxënësit e të rinjtë.b) Jo çdo informacion që ndodhet në internet, është i vërtetë. Ndonjëherë interneti përmban edhe faqe me mashtrime apo me viruse, të cilat dëmtojnë njerëzit apo infektojnë kompjuterët.c) Ofron mundësinë e zbulimit dhe dhunimit të privatësisë. d) Përdorimi i tepërt, pa kriter, formon varësi dhe sjell lodhje, rënie të efektivitetit në shkollë dhe sëmundje të shikimit apo anoreksi.Ashtu si edhe në jetën reale, në mënyrë të ngjashme kur ju ndërveproni me njerëzit nëpërmjet internetit, duhet të ndiqni disa rregulla të sjelljes korrekte. Disa nga këto rregulla janë:Kujdes!• Mos jepni informacione personale si: numër telefoni, adresën e shkollës apo shtëpisë, e-mail-in etj. Mendoni para se të postoni. Mendoni mirë se sa duhet të rrëfeni rreth vetes suaj në profil.• Mos pranoni të takoni dikë që sapo e keni njohur në rrjetet sociale, pa pyetur më parë prindërit.• Mos postoni fotot tuaja apo të miqve tuaj, që mund të jenë provokuese, në internet. Fotografitë mund të shikohen nga të gjithë. Mos postoni fotografi, për të cilat do të pendoheni më vonë. tregon për rreziqet dhe mbrojtjen nga interneti.Kur takoheni me njerëzit në ambiente të ndryshme, mundoheni të silleni në mënyrë korrekte, që takimi të bëhet sa më i këndshëm. Për këtë, ndiqni disa rregulla që njihen si etike. Çfarë mund të thoni për komunikimin në internet? Diskutoni.Aktivitetinternet, komunikim, avantazhe, rrezik, mbrojtje.FJALË KYÇE:
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48