Page 45 - Demo
P. 45
43TEMA 2 NJERIU DHE SHOQËRIA NË TEKNOLOGJI• Mos iu përgjigjni mesazheve që janë joetike apo që ju bëjnë të ndiheni në siklet. Në rast kërcënimesh, bllokoni bashkëbiseduesin dhe flisni me prindërit apo mësuesit.• Mos bëni diçka që mund t’i lëndojë të tjerët dhe ruani edukatën në komunikim. Mos fyeni apo shani kënd.• Mos ngarkoni foto, imazhe dhe skedarë muzikorë që janë të pakëndshëm. Mos harroni që rreziqet janë vetëm një klikim larg dhe se interneti mban mend gjithmonë dhe çdo gjë.• Mos përdorni gjuhë të pakëndshme gjatë dërgimit të e-mail-eve ose bisedës në çat.Shmangni shkarkimin e e-mail-eve nga dërgues të panjohur. Si duhet të komunikojmë në internetJa disa këshilla për ata që takohen shpesh me miqtë e tyre virtualisht, ashtu si në jetën reale. Në përgjithësi, silluni me të tjerët ashtu siç dëshironi që ata të sillen me ju.Sjellja etike në internet kërkon (Fig. 1): • të flasim me mirësjellje;• të mendojmë para së të shkruajmë;• të shkruajmë shkurt dhe saktë;• t’i përdorim drejt simbolet me fytyra për të treguar gjendjen emocionale, pasi jo gjithkush mund ta kuptojë humorin apo domethënien e fjalëve tuaja {buzëqesh :-), luaj syrin ;-), i mërzitur :-( etj.}; • të jemi miqësorë me të gjithë;• të mos dëmtojnë privatësinë e tjetrit. Gjithmonë:• Bëni kujdes gjatë publikimit të fotove tuaja dhe, nëse në foto ka edhe persona të tjerë, merruni leje atyre para publikimit. Jo të gjithëve iu pëlqen t’ua publikojnë fotot.• Tregojuni prindërve apo një të rrituri nëse ndiheni në siklet gjatë komunikimit në internet.• Pyetni prindërit apo mësuesit përpara se të shkarkoni apo të instaloni programe.• Silluni korrekt gjatë komunikimit online.• Bllokojeni dikë me të cilin nuk dëshironi të komunikoni.• Shkyçuni gjithmonë nga llogaria (Sign out) pas komunikimit në internet.• Dërgoni mesazhe që do t’ju pëlqente t’i merrnit vetë.PROVONI VETEN1. Tregoni anët pozitive dhe negative të përdorimit të internetit.2. Plotësoni tabelën.Çfarë mund të bëj në internet? Çfarë nuk duhet të bëj në internet?Fig. 1 Përdorimi i internetit për komunikim

