Page 46 - Demo
P. 46


                                    442.10 Aktivitet praktikMaterialet: 5 kosha plastikë; 4 fletë letre / karton i hollë ose etiketa; ngjitës; gërshërë; lapsa me ngjyra.Ndiqni instruksionet: Vendosni në klasë pesë kosha plastikë për mbetjet e klasës. Koshat mund t’i bëni me materiale të riciklueshme, si p.sh. nga bidonët e ujit me kapacitet 5 ose 10 litra, duke u prerë grykën. Secilit kosh ngjitini nga një etiketë, përkatësisht: • letra; • metale; • plastika; • xham; • të tjera (mbetje organike).Duhet të jeni të kujdesshëm që t’i hidhni mbeturinat në koshat përkatës, sipas ndarjes që keni bërë. Për shembull, te koshi i letrave hidhni fletoret e shënimeve, kutitë prej kartoni etj.; te koshi i metaleve hidhni kanoaçet, kutitë e konservave, letrat e aluminit etj.; te koshi i plastikës hidhni shishet plastike të ujit, qeset etj.; te koshi me etiketën “të tjera” hidhni mbetjet ushqimore. Zgjerojeni këtë aktivitet në të gjithë shkollën dhe komunitetin ku banoni. Nxënësi/ja: kryen aktivitete praktike, për të kuptuar ndotjen nga teknologjia.Duke ditur rëndësinë e madhe që ka menaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi i tyre, jepni kontributin tuaj duke filluar nga klasa ku mësoni. Nxënësit/et mund të organizohen në katër grupe dhe të përcaktojnë detyrat për kryerjen e aktivitetit.AktivitetAktivitet 2: Zhvillimi i një ekskursioni në një nga zonat turistike të zonës (park kombëtar), i cili është ndotur nga mbetjet. A keni dëgjuar për organizatën “Let’s Do It Kosova”? Ajo është organizatë e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Let’s Do It Kosova është pjesë e lëvizjes globale Let’s Do It World, e cila është e pranishme në 157 shtete. E filluar në vitin 2008 në Estoni, ajo është përhapur shumë shpejt në tërë botën. Kjo nismë u realizua me shumë sukses edhe në Kosovë me shumë aktivitete, konkretisht me organizimin e qindra aksioneve-pilot për pastrimin e qindra deponive ilegale me mbeturina dhe aksioneve të mëdha çdo vit, më 24 maj, që nga viti 2012. Një nga aktivitetet e iniciuara nga kjo organizatë, ku u përfshinë edhe nxënësit e shkollave, është pastrimi i rrugëve të Prishtinës me moton “Ta pastrojmë Kosovën” (fig.1).Kontribuoni dhe ju në pastrimin e qytetit tuaj me moton “Ta pastrojmë Kosovën”.Për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit, mos i vendosni mbeturinat elektronike me pjesën tjetër të mbeturinave të shtëpisë tuaj. Kontrolloni me qendrat tuaja lokale të riciklimit për të parë nëse marrin plehra teknologjike. Ju gjithashtu mund t'i dërgoni ato në një kompani që është e specializuar në asgjësimin e mbetjeve elektronike afër zonës ku banoni.Fig. 1 Nxënësit pastrojnë
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50