Page 48 - Demo
P. 48
46Nxënësi/ja:3.1 Dizajni i produktit sipas kërkesaveÇfarë është dizajni i produktit?Dizajni i produktit është procesi i projektimit të një produkti, i cili nis me zhvillimin e idesë dhe mbaron me përftimin e produktit real. Detyra e një dizajneri produkti është të kuptojë nevojat e përdoruesve dhe të krijojë një produkt, për të cilin ata janë të interesuar. Dizajnerët e produktit duhet të mendojnë për të gjitha aspektet e procesit të projektimit, që ai të jetë i suksesshëm. Është gjithashtu thelbësore që ata të kuptojnë se si njerëzit i përdorin produktet, për të zbuluar se çfarë duhet përmirësuar në dizajnet e ardhshme të produkteve.Përpara se të bëhet dizajnimi i një produkti, duhet të merren parasysh disa elemente (fig.1):• estetika;• funksioni;• materialet;• çështjet e mjedisit;• kostoja.Estetika: Që një objekt që të jetë tërheqës, përveç funksionit, duhet të ketë paraqitje sa më të mirë. Kjo ka të bëjë me formën, ngjyrën, dallimet dhe proporcionin. Funksioni: Projektuesi duhet të marrë parasysh funksionin e produktit që po dizajnon, duke marrë në konsideratë pyetjet: Për çfarë do të prodhohet? Cili është qëllimi i tij? Si do të funksionojë? Për të specifikuar më tej idenë, mund të shtohen pyetje të tjera: Kush e përdor produktin? Kur e përdor? Ku e përdor? Si e përdor? Përgjigjet për këto pyetje do të ndihmojnë në krijimin dhe dizajnimin e një produkti më funksional nga përdoruesit.Karakteristikat e materialit: Projektuesve u duhet të kuptojnë dhe të kenë njohuri sa më të mira rreth vetive të materialeve, për të bërë zgjedhjet e duhura gjatë dizajnimit të produkteve. Në varësi të funksionit që do të ketë produkti dhe të përdoruesve të tij, duhet të merren parasysh vetitë mekanike, kimike, fizike, teknologjike etj., për përshtatshmërinë e materialit me mjedisin ku do të përdoret. skicon prodhimin e thjeshtë sipas vetive, funksionit, estetikës, çmimit të materialit etj.Kur blini një produkt, cilin nga parametrat e mëposhtëm merrni më shumë në konsideratë: a) estetikën b) çmimin c) funksionin d) materialin?Argumentoni pse. Diskutoni me shokët/shoqet.Aktivitetdizajn i produktit, estetika, funksioni, material, kosto.FJALË KYÇE:Fig. 1 Specifikimet e dizajnit

