Page 49 - Demo
P. 49
47TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMITÇështjet e mjedisit: Projektuesit duhet të kuptojnë sfidat e përdorimit të lëndëve të para dhe proceset e përpunimit të tyre, për ta kufizuar sasinë e mbeturinave gjatë prodhimit të produktit. Bota ka një popullsi më të madhe se kurrë më parë dhe nevoja për më shumë lëndë të para shkakton një sërë problemesh, si shpyllëzimi i pyjeve, ndikimi mjedisor i minierave, emetimi i dioksidit të karbonit nga fabrikat etj. Është e rëndësishme që projektuesit të minimizojnë ndikimin që produkti i tyre do të ketë në mjedis (fig. 2).PROVONI VETEN1. Çfarë kuptoni me dizajn të produktit?2. Çfarë duhet të ketë parasysh një dizajner për prodhimin e produktit?3. Jepni shembuj nga jeta e përditshme se si veproni për të mbrojtur mjedisin.Disa mënyra për të shmangur ndotjen e mjedisitRiparoni - A mund të rregullohet produkti në vend që të hidhet në deponi mbeturinash? Riparimi i një lavatriçeje mund të kushtojë shumë më pak se blerja e një të reje.Ripërdorni - A mund të prodhohet një produkt që ka përdorim të përsëritur? Çantat e ripërdorshme të supermarketeve janë një shembull i mirë.Ricikloni - A mund të mblidhen dhe ripërdoren materiale të tilla si metali, plastika dhe qelqi? Shishet plastike mund të copëtohen për të bërë shishe të reja plastike.Rishikoni - A mund të ribëhet dizajni duke përdorur një material tjetër? Përdorimi i një materiali të rinovueshëm me rritje të shpejtë, si pambuku ose bambuja, do të ishte më mirë se një pëlhurë me bazë plastike jo të rinovueshme, si p.sh. poliestra.Reduktoni - A ka produkte të cilave mund t’iu shtohet jetëgjatësia në mënyra të ndryshme? A mund të shkurtohen distancat që duhet të udhëtojë produkti? A mund të përdoren bateri rimbushëse ose produkte me burim lokal?Refuzoni - Mendoni dy herë përpara se të blini një produkt me paketim të kotë, ose me një gjurmë të madhe karboni.Kostoja: Një projektuesi i duhet të llogarisë koston e produktit përpara se ta prodhojë dhe ta hedhë në treg. Faktorët e kostos që duhet të merren parasysh, përfshijnë: koston e materialeve, koston e prodhimit, energjinë e shpenzuar për prodhim, transportin etj.Fig. 2 LLoje mbetjesh që ndotin mjedisin

