Page 50 - Demo
P. 50
48Nxënësi/ja:3.2 Vizatimi i objekteveVizatimi teknikVizatimi teknik është paraqitja grafike e një objekti real që do të prodhohet ose ndërtohet. Ai gjithashtu mund të paraqesë një ide apo projekt të propozuar që do të vihet në zbatim. Vizatimet teknike shërbejnë si bazë informacioni dhe komunikimi mes projektuesit dhe prodhuesit për ta transformuar idenë në realitet. Ndryshe nga vizatimet e thjeshta, vizatimet teknike bëhen sipas disa rregullave të caktuara, që njihen ndërkombëtarisht. Mjetet e vizatimitVizatimi teknik mund të realizohet me mjete vizatuese në një copë letër në tavolinë ose në një panel vertikal dërrase. Mjetet e vizatimit përfshijnë lapsat, gomat fshirëse, teknografët, vizoret trekëndëshe ose të drejta, kompaset, raportorët, kurbalinjat etj. (fig. 1). Vizatimet mund të paraqesin forma 2D dhe 3D, ku shkronja “D” tregon dimensionet. Vizatimet 2D Format 2D përfshijnë dy dimensione (gjatësinë dhe gjerësinë). Vijat janë plotësisht të dukshme në vizatimet 2D. Shembull të vizatimit 2D tregohet në (fig.2)Ekzistojnë lloje të ndryshme formash 2D, disa prej të cilave janë: katrori, rrethi, trekëndëshi, drejtkëndëshi, gjashtëkëndëshi, etj..Vizatimet 3DVizatimet 3D përfshijnë tri dimensione (gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë) (fig. 3). Në vizatimet 3D, jo të gjitha vijat janë të dukshme; disa janë të fshehura për shkak të mbivendosjes. Format e përfshira në format 3D janë sfera, kubi, koni, kuboidi, piramida etj. Shembujt në jetën reale të këtyre formave janë ndërtesat, topi, kutitë – gjithçka që ka tri dimensione. vizaton objekte në përpjesë të ndryshme bazuar në madhësinë e objektit, duke paraqitur funksionimin e tyre.Nëse do të vizatoni një objekt me përmasa reale, sa e lehtë do të ishte për ju nëse objekti do të kishte përmasa më të mëdha se fleta e vizatimit? Si do të vepronit në këtë rast? Diskutoni.AktivitetFig. 1Fig. 3Fig. 2 Mjetet e vizatimitVizatimi 2DVizatimi 3Dvizatim teknik, vizatim 2D dhe 3D, mjetet e vizatimit, pamja izometrike, pamja ortogonale, shkallëzim.FJALË KYÇE:

