Page 51 - Demo
P. 51
49TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMITTrupat trepërmasorë mund të paraqiten me anë të vizatimeve 3D (pamja izometrike) dhe 2D (pamja ortogonale). Pamja izometrike tregon paraqitjen e trupit në hapësirë. Pamja ortogonale paraqet vizatimet 2D, që përfshijnë pamjen e sipërme, pamjen anësore dhe pamjen e poshtme ose të përparme të trupit (fig. 4). PROVONI VETENPamje anash Pamja e përparmePamje nga lartFig. 4 Shkalla 2:1 Shkalla 1:1 Shkalla 1:21. Çfarë kuptoni me vizatim teknik?2. Ku ndryshojnë vizatimet 2D nga ato 3D? Vizatoni nga një shembull për secilin rast.3. Në figurë jepet pamja izometrike e një trupi. Vizatoni pamjen ortogonale të tij.4. Çfarë tregon shkalla në një vizatim?5. Plotësoni tabelën:Shkalla e zmadhimitMadhësi e plotëShkalla e zvogëlimitFig. a Fig. b Fig. bShkallëzimi (përpjesëtimi)Në natyrë ekzistojnë objekte me përmasa të ndryshme. Për prodhimin e këtyre objekteve, dizajnuesit duhet të krijojnë vizatime të sakta dhe të kuptueshme për prodhuesit. Jo gjithmonë është e mundur paraqitja e vizatimit me përmasat reale të objektit. Për shembull, një banesë nuk mund të vizatohet me përmasat reale në letër. Nga ana tjetër, ekzistojnë objekte me përmasa shumë të vogla, p.sh. mekanizmi i orës së dorës, ku vizatimi me përmasat reale do të ishte i pakuptueshëm. Në këto raste përdoren vizatimet me shkallë zmadhimi ose zvogëlimi të përmasave. Shkalla e zmadhimit përdoret në rastet kur përmasat janë të vogla (p.sh. P 2:1); kjo do të thotë 2 njësi matëse në vizatim përfaqësojnë 1 njësi matëse në realitet. Shkalla e zvogëlimit përdoret kur përmasat janë të mëdha (p.sh. P 1:10); kjo do të thotë që 1 njësi matëse në vizatim përfaqëson 10 njësi matëse në realitet. Shkalla paraqet raportin me të cilin zvogëlohet ose zmadhohet objekti në vizatim. Ky raport llogaritet duke pjesëtuar përmasën e një elementi që paraqitet në vizatim me përmasën reale të tij të shprehur me të njëjtën njësi. Shembuj të paraqitjes së vizatimit me shkallëzim (fig. a, shkalla 2:1; fig. b, shkalla 1:1; fig. c shkalla 1:2).Pamja izometrike dhe ortogonale e trupit

