Page 52 - Demo
P. 52
50Nxënësi/ja:3.3 Rëndësia e krijimit të projekteveFazat e projektitProjekt konsiderohet përpjekja e përkohshme që ndërmarrin një ose disa persona për të prodhuar një produkt, krijuar një shërbim ose arritur një rezultat. Çdo projekt ka fillim dhe fund të caktuar. Nga koha e fillimit deri në kohën kur projekti përfundon, ai zhvillohet përmes disa fazave, të cilat njihen si cikli i jetës së projektit (fig. 1). Fazat mund të ndahen si më poshtë: përshkruan rëndësinë e krijimit të një projekti për realizimin e punëve te caktuara.A ju ka ndodhur që, gjatë krijimit të një projekti, nuk keni marrë rezultatin që pritej? Cili ka qenë shkaku? Diskutoni.AktivitetFaza e fillimit: Çdo projekt fillon me një ide se çfarë dëshiron të arrish. Në këtë fazë është i rëndësishëm hulumtimi dhe mbledhja e të dhënave.Faza e planifikimit: Gjatë kësaj faze, zhvillohet një plan-projekt i detajuar që mbulon çdo aspekt të ekzekutimit të planit, duke përfshirë afatet kohore, rolet dhe përgjegjësitë, rezultatet, burimet, kostot, buxhetin. Faza e ekzekutimit: Në varësi të llojit të projektit dhe rezultateve, faza e ekzekutimit mund të zgjasë disa orë, ditë, javë apo edhe muaj. Në projekte shumë të mëdha, si ndërtimi i një ndërtese, mund të duhen vite.Në këtë fazë ndiqen të gjitha udhëzimet që janë përcaktuar në planin e projektit, duke përfshirë oraret, rolet e anëtarëve të ekipit, procedurat e punës, mjetet, burimet dhe buxheti. Faza e kontrollit ka të bëjë me monitorimin e projektit sipas qëllimeve të paracaktuara, për t’u siguruar që çdo gjë po shkon siç është planifikuar. Nëse projekti duket se po largohet nga objektivi, si p.sh. kur ka tejkalim të buxhetit ose zgjatje të afatit kohor, mund të merren vendime për ta rishikuar ecurinë e projektit.Faza e mbylljes: Në këtë fazë bëhet verifikimi që projekti është i plotë dhe produktet përfundimtare janë ato që kërkohen.Në realizimin e suksesshëm të një projekti, rol të rëndësishëm luajnë disa faktorë, si: ideja, kreativiteti, planifikimi i duhur, aftësitë zgjidhëse, shkathtësitë, mënyra e zgjidhjes së problemit dhe realizimi etj. Këtu përfshihen:• zgjedhja e materialeve të nevojshme për prodhimin e produktit të zhvilluar në projekt-propozim;Faza e fillimitFaza e planifikimitFaza e ekzekutimitFaza e kontrollitFaza e mbylljesprojekt, fazat e projektit, fillim, planifikim, ekzekutim, kontroll, përfundim.FJALË KYÇE:Fig. 1 Fazat e projektit

