Page 53 - Demo
P. 53


                                    51TEMA 3 SHKATHTËSITË E DIZAJNIMIT• dhënia e saktë e përmasave dhe dimensioneve të produktit që do të prodhohet;• zbatimi i saktë i kërkesave dhe udhëzimeve specifike për montimin dhe prodhimin e produktit;• rendi i prodhimit - sekuenca e ngjarjeve të asaj që duhet bërë dhe në çfarë rendi;• një listë e pajisjeve dhe mjeteve specifike të nevojshme për prodhimin e produktit.Disa nga shkaqet pse dështojnë projektetSecila nga fazat e projektit ka rëndësinë e vet në suksesin e realizimit të tij. Shumë dështime të projekteve lidhen me moskryerjen si duhet të proceseve dhe punës. Në vijim janë disa shkaqe të zakonshme të dështimit të projektit:• Objektivat e paqarta: kërkesat ndryshojë shpesh.• Planifikimi i dobët: zgjedhja e mjeteve dhe burimeve të papërshtatshme për projektin.• Mungesa e procesit të kontrollit gjatë projektit.• Komunikimi i dobët ndërmjet anëtarëve të ekipit.• Mungesa e aftësive dhe shkathtësive të duhura për zhvillimin e projektit.• Detyra dhe përgjegjësi të paqarta në ekipin e projektit.• Afatet e shkurtra kohore.• Problemet gjatë zhvillimit të projektit dhe injorimi i tyre.Rëndësia e krijimit të projekteveNjë nga fazat më të rëndësishme të krijimit të projektit është faza e planifikimit. Avantazhet e planifikimit të duhur të projektit janë:1. rrit performancën e projektit dhe shkallën e suksesit;2. kursen kohën dhe koston;3. përmirëson komunikimin në ekip;4. siguron përdorim më të mirë të burimeve;5. lehtëson gjurmimin e qëllimeve dhe rezultateve të projektit.PROVONI VETEN1. Cilat janë fazat nëpër të cilat zhvillohet një projekt?2. Pse është i rëndësishëm krijimi i një projekti?3. Cila nga alternativat e mëposhtme mund të konsiderohet dështim i projektit:• planifikimi i mirë;• objektivat e paqartë;• komunikimi i mirë;• mungesa e procesit të kontrollit;• afati i gjatë kohor. 
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57