Page 54 - Demo
P. 54
52Në figurën e mëposhtme tregohet shembulli i planimetrisë së një apartamenti me sip. 40 m2 (fig. 1) dhe modeli 3D i tij (fig. 2). Apartamenti ka sallon, dy dhoma gjumi, kuzhinë dhe banjë. vizaton planimetrinë dhe hollësitë për objekte të ndryshme sipas udhëzimeve.Përshkruani si do të ishte shtëpia juaj e ëndrrave. Për përshkrimin, mendoni pyetjet: Çfarë do të jetë, apartament apo shtëpi private? Sa dhoma gjumi do të ketë? Si do të jenë kuzhina, ballkonet, mjediset e tjera, mobilimi etj.?AktivitetDuke iu referuar modelit të mësipërm dhe me ndihmën e mësuesit/es, vizatoni planimetrinë e shtëpisë ku banoni. Mjetet e punës: fletë vizatimi (për lehtësi, mund të përdorni letër milimetrike ose fletë me katrorë), laps, vizore, gomë, kompas. Hapat e punës1. Fillimisht vizatoni sipërfaqen e banesës, duke pasur parasysh formën e saj.2. Vazhdoni vizatimin me ndarjet e sipërfaqes, duke filluar nga hyrja kryesore, korridori, salloni, kuzhina, banja, dhomat e gjumit etj. 3. Vizatoni dyert, dritaret. Vendosni përmasat e secilit ambient, si dhe emërtimin përkatës.4. Mbasi të keni ndarë ambientet e brendshme, plotësoni mobilimin duke përdorur simbolet e dhëna në figurën 3.• Sugjerime: Për sallonin e ndenjjes, mund të vendosni kolltukë, tavolinë mesi, televizor, bibliotekë etj.• Për kuzhinën: tavolinë ngrënieje, karrige, bufe, pajisje elektroshtëpiake.• Për dhomën e gjumit: krevat, komodinë, dollap, tavolinë pune, karrige, kompjuter, raft me libra etj.• Për banjën: pajisje hidrosanitare.Salloni Dhomë gjumiDhomë Kuzhina gjumiBanjaSipërfaqjatotale: 40,05m2Veprimtari praktike – vizatimi i planimetrisë3.4Nxënësi/ja:Fig. 1Fig. 3Planimetria e apartamentit Fig. 2Simbolet për plotësimin e vizatimit me orendiModeli 3D

