Page 55 - Demo
P. 55


                                    TEMA 4Shkathtësitë e të punuaritPërmbledhje: Në këtë temë, nxënësit/et do të orientohen të zhvillojnë aftësitë krijuese nëpërmjet punëve të ndryshme praktike. Së pari, do t’i kushtohet rëndësi mjeteve që duhen për të marrë pjesë në këto aktivitete praktike. Nxënësit/et do të kuptojnë dhe përshkruajnë hapat nëpër të cilat kalon përpunimi i letrës dhe drurit, nga një proces fillestar deri në procesin final, siç është ai i ndërtimit të objekteve të ndryshme prej letre a druri. Së dyti, do të mësojnë se si mund të ndërtojnë, në kushtet e shtëpisë, kartolina të bukura urimi, apo se si mund të ndërtojnë mbajtëse të thjeshta lapsash apo vazo me lule. Së fundmi, nxënësit/et do të mësojnë se si të kryejnë, në mënyrë të pavarur, aktivitete praktike me letër dhe dru, me veglat elementare (makete, modele të shtëpisë, urës etj.).
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59