Page 56 - Demo
P. 56
54Nxënësi/ja:4.1 Përpunimi i letrës dhe druritRiciklimi dhe krijimtariaNë ditët e sotme, nxënësit/et nxiten gjithnjë e më shumë të krijojnë objekte të thjeshta duke përdorur mjete që i kanë në shtëpi. Është shumë bukur të krijosh objekte që mund të shërbejnë si zbukurime në shtëpi, si p.sh. korniza për fotografi, kartolina, ose të krijosh objekte që kryejnë ndonjë funksion, si p.sh. mbajtëse lapsash, mbajtëse çelësash. Ju mund t’i krijoni objekte të tilla duke përdorur letër nga ajo që keni në shtëpi, ose shufra të vogla druri që janë shumë të thjeshta për t’u përdorur. E dini tashmë që, për të ruajtur natyrën dhe mjedisin, është shumë e rëndësishme ta përpunojmë letrën në shumë mënyra (p.sh. duhet të keni parë në markete letra që kanë ngjyrë pak më të errët dhe që kanë etiketën “letër e ricikluar”).Ndërkohë, duhet të reflektoni pak për pyetjet e mëposhtme, duke rikujtuar njohuritë e marra më parë.1. Si ka qenë jeta kur nuk ekzistonte letra?2. A do të mundeshit të jetonit pa letër? Argumentoni përgjigjen.3. Cilat janë llojet e letrave që njihni?4. Cilat janë letrat që përdorni më së shumti në shtëpi?5. A keni llogaritur ndonjëherë sa letër konsumon/përdor familja juaj në një muaj? Po në një vit?6. A ka ndonjë formë për të mos e shpërdoruar, për shembull, letrën që përdoret për të fshirë duart? Argumentoni përgjigjen. përshkruan përpunimin e letrës dhe drurit nëpërmjet aktiviteteve praktike.DruriNdryshe nga letra, druri është një material më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Në jetën tonë, druri mund të vihet re si në objektet e dekorit, ashtu dhe në ndërtimin e shtëpive. Ashtu siç është zhvilluar teknologjia e përpunimit të letrës, edhe ajo e përpunimit të drurit ka përparuar shumë ditët e sotme. Duhet të kujtojmë që disa procese të përpunimit të drurit kryhen me anë të makinerive dhe disa të tjera vazhdojnë të realizohen në mënyrë manuale. Në bazë të qëllimit për të cilin përdoren, zgjidhen edhe format, madhësitë dhe llojet përkatëse të drurit.Diskutoni me mësuesen në klasë:a) Cilat janë disa objekte prej druri që keni në shkollë? Si janë ndërtuar ato? b) A ka në komunën tuaj shtëpi të ndërtuara me dru? Në cilat zona të vendit vihet re përdorimi më i shumtë i shtëpive prej druri? Fig. 1 Letër e ricikluarFig. 2 Përpunimi i druritriciklim, letër, dru, përpunim.FJALË KYÇE:

