Page 57 - Demo
P. 57


                                    55TEMA 4 SHKATHTËSITË E TË PUNUARITNisur nga këto informacione, më poshtë po ju tregojmë se si mund të ndërtoni një kartolinë të thjeshtë, duke përdorur mjetet e mëposhtme: Mjetet e punës • letër e thjeshtë;• karton me format A4;• laps;• gërshërë;• thikë për letrat;• ngjitës;• bojë e kuqe, rozë dhe xixa sipas ngjyrave përkatëse.PROVONI VETEN1. Krijoni një kartolinë për festën e mësueses/it tuaj. 1. Si fillim, palosim kartonin në dy pjesë të barabarta. 2. Te letra e bardhë vizatojmë disa forma ovale të madhësive të ndryshme, të cilat do të na shërbejnë për të ndërtuar tullumbacet. 3. I ngjyrosim ovalet me ngjyrë rozë, të kuqe dhe disa i lëmë të bardha si në foto. Më pas, tek tri prej formave vendosim ngjitësin buzëkuq dhe i hedhim sipër xixat dhe e lëmë të thahet. 4. Ngjitim tullumbacet në karton.5. Konturin e kartolinës e ngjyrosim me të zezë si në foto. 6. I presim format ovale të krijuara më parë dhe i ngjitim sipër kartolinës si në foto. 7. Më pas, me një shënues të zi, vizatojmë bishtat e tullumbaceve. 8. Ndërtojmë një fjongo të vogël të kuqe me copë dhe e ngjisim si në foto.9. Në fund të kartolinës, shkruajmë urimin. 10. Kartolina tani është gati, thjesht duke përdorur mjete që i keni në shtëpi për ta përgatitur. 
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61