Page 60 - Demo
P. 60
58TEMA 4 SHKATHTËSITË E TË PUNUARITKrijimi i urës së varurLeonardo da Vinçi (1452-1519), përveçse piktor i njohur i Rilindjes europiane, ishte edhe një inxhinier, arkitekt dhe shpikës i shquar. Shumica e urave të ndërtuara nga Da Vinçi datojnë në vitet e para pas mbërritjes së tij në Milano, më 1482. Ura vetëmbështetëse është sigurisht gjetja më e zgjuar, për thjeshtësinë konstruktive dhe strukturore (fig. 1). Sa më i madh të jetë presioni në pjesën e sipërme të urës, aq më e madhe është qëndrueshmëria e saj. Skica e urës, vizatuar nga Leonardo da VinçiLeonardo da VinçiFig. 2Fig. 1 Modeli i ndërtimit të urësSi ta montoni urën vetëmbështetëse të Da Vinçit? Për këtë do t’ju nevojiten copëza druri që duhet të punohen si në fotografinë e mëposhtme. Për ta kryer më lehtë punimin, shikoni videon në këtë link: youtu.be/rm2_VoI_b58.

