Page 61 - Demo
P. 61


                                    59Nxënësi/ja:4.4 Krijimtaria me vegla elementareNë ditët e sotme është e rëndësishme të dimë të krijojmë punime të ndryshme me anë të mjeteve elementare. Për këtë është e rëndësishme që si fillim të dizajnojmë produktin që duam të ndërtojmë, më pas të bëjmë gati mjetet që na duhen për ndërtimin e tij dhe pastaj t’i futemi punës. Dizajni kërkon kreativitet dhe përdorimin e shkathtësive që kemi fituar gjatë viteve të shkollimit. Është shumë e rëndësishme të analizoni me kujdes procesin e dizajnimit, në mënyrë që procesi i ndërtimit të jetë i thjeshtë dhe të arrihet rezultati i duhur.Më poshtë, po ju tregojmë hapat për të ndërtuar një model shtëpie prej kartoni.Mjetet që do t’ju duhen janë: karton, gërshërë, ngjitës, ngjyra. Hapi 1: Vizatojmë shtëpinë që kemi dëshirë të ndërtojmë. Mund të merrni edhe imazhe të gatshme nga pinterest.com. Hapi 2: Skica na ndihmon të hedhim në letër pamjen përfundimtare të objektit, por edhe elementet e ndryshme që do të përdorim për ndërtimin e shtëpisë. Në rastin konkret janë skicuar muret e shtëpisë, çatia dhe dritaret (Fig. 1). Hapi 3: Duhet të qartësojmë mirë idenë e asaj që do të ndërtojmë. Më pas përcaktojmë hapat e punës: në fillim ndërtojmë muret, krijojmë bazamentin për çatinë, krijojmë dritaret (fig. 2). kryen në mënyrë të pavarur aktivitete praktike me letër e dru, me veglat elementare (makete, modele të shtëpisë, urës, etj.).Fig. 1Fig. 2makete, modele shtëpish, ngjitës, karton.FJALË KYÇE:Maketi i shtëpisëKrijimi i dritareve
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65