Page 64 - Demo
P. 64
62Nxënësi/ja:5.1 Ndërtimi tradicional dhe bashkëkohorHistoriku i ndërtimitNdërtimi në botë bëhet në të gjitha madhësitë dhe format.Prej shtëpive më të vogla e deri tek urat e mëdha dhe rrokaqiejt, teknologjia luan rol të rëndësishëm në planifikim, dizajn, siguri dhe estetikë.Si mendoni, çfarë materialesh përdoren për shumicën e këtyre objekteve?• nënkupton ndërtimet që nuk e dëmtojnë ambientin, tokën, ujin dhe ajrin;• përfshin ndërtimin, rinovimin dhe demolimin e objekteve. përshkruan mënyrat e ndërtimit tradicional dhe bashkëkohor.Shikoni foton. Si mendoni, a mund të ndërtohet një objekt banimi që i përngjan kësaj barke? Si e përfytyroni atë?AktivitetLlojet e ndërtimeveKur ka erë të fuqishme, mund të qëndroni të sigurt brenda një objekti të ndërtuar mirë. Mund të jeni në shtëpi, banesë, shkollë, restorant apo spital. Të gjitha këto ndërtesa i përdorim çdo ditë si strehë dhe të gjitha janë ndërtuar nga inxhinierët e ndërtimit.Sistemet e ndërtimit kanë ekzistuar qyshkur njerëzit nisën të ndërtojnë godina. Ekzistojnë 4 lloje ndërtimesh themelore:• ndërtime banimi;• komerciale apo industriale;• civile;• ushtarake.NDËRTIMI EKOLOGJIK:Objekti Burzh-al-Arabi(Burj al Arab), ndërtuar në plazhin Zhamira Biç (Jumeirah Beach) në Dubai, i përngjan modelit të barkës. Është hoteli më i lartë në botë.KURIOZITET:ndërtime tradicionale, ndërtime bashkëkohore, ndërtime banimi, ndërtime industriale, ndërtime civile.FJALË KYÇE:Fig. 1 Objekti Burzh-al-Arabi

