Page 65 - Demo
P. 65
63TEMA 5 TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËSi janë ndërtuar më herët objektet?Në periudhat më të hershme, njerëzit jetonin në shpella. Me krijimin e familjes, ata nisën të ndërtonin banesa më vete. Objektet e para ndërtoheshin me materiale që gjendeshin në natyrë, si guri, balta dhe druri. Për shkak të mungesës së teknologjisë për përpunim, objektet ndërtoheshin me punë krahu dhe mjete ndihmëse si leva, rrota etj. Për këtë arsye, ka ende në ditët e sotme objekte të ndërtuara me dru, të cilat shërbejnë si objekte turistike. Ndërtimet prej guri janë shumë të forta dhe të qëndrueshme, prandaj ato i kanë rezistuar kohës ndër vite (fig. 2). Shumë monumente të vjetra historike (kështjella, ura, kulla apo objekte kulti) janë prej guri dhe janë ndërtuar me shumë mjeshtëri. Shtëpitë e para janë ndërtuar 6500 vite p.e.r. në Turqinë e sotme.Shtëpitë kanë qenë ngjitur njëra me tjetrën dhe për muret janë përdorur tulla balte.Objekti i parë shumëkatësh është ndërtuar në Çikago, SHBA, në vitin 1875 (fig. 3).Arkitekti ka përdorur kolona të montueshme çeliku dhe muret nuk kanë luajtur ndonjë rol mbajtës. Prej asaj kohe, shumica e objekteve në SHBA ndërtohen me skelet çeliku, që është shumë më i qëndrueshëm dhe rezistent se druri. Me zhvillimin e teknologjisë së përpunimit në vendet e zhvilluara, lëndët drusore janë zëvendësuar me materiale të tjera si: betoni, hekuri, qeramika, xhami, plastika etj. Ndërsa punët e vështira kryhen me anë të makinerive të ndërtimit. Një ndër ndërtesat më të larta në botë është Taipei 101 në Tajpei, Tajvan (fig. 4). Kjo ndërtesë është 511 metra e lartë.1. Ku ndryshojnë ndërtimet e reja nga ato të vjetra?2. Cilat materiale përdoren në ndërtimet moderne?3. Nxënësit/et të ndahen në dy grupe dhe të zgjedhin një nga variantet, A ose B. Krijoni një album me foto nga:• objektet e vjetra historike dhe kulturore në Kosovë;• monumentet kulturore botërore. Argumentoni si janë ndërtuar dhe me çfarë materiali.PROVONI VETENFig. 3Fig. 4Fig. 2Ndërtesa \Stock Exchange\Ndërtesa\ El-Qasër, Oaza Dakla, Egjipt

