Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Nxënësi/ja:5.2 Rrugët dhe uratRrugëtRrugët antike nuk ishin asgjë më shumë se shtigje të pluhurosura. Të parët që ndërtuan rrugë moderne ishin romakët. Këto ndërtime nisën rreth vitit 300 p.e.r. Ata ndërtuan më shumë se 80 mijë kilometra rrugë. Për këtë punë, romakët përdornin gurë të hollë në sipërfaqen e rrugës (fig. 1). Rrugët nuk ishin shumë të drejta dhe në to udhëtohej ngadalë. Mirëmbajtja e tyre ishte shumë e vështirë. Rreth vitit 1800, Xhorxh Mak-Adami (George McAdam) nga Skocia përdori një përzierje rëre dhe bitumi të nxehtë për t’i bërë të rrafshëta sipërfaqet e rrugëve. Ende sot, kjo përzierje përdoret për shtrimin e rrugëve dhe quhet asfalt. Për shkak se është më i qëndrueshëm se asfalti, në shumë vende, sot përdoret edhe betoni në shtrimin e sipërfaqes së autostradave të shpejta (fig. 2).përshkruan përbërjen e objekteve nga elementet e ndryshme të ndërtimtarisë në forma të ndryshme.Në foto tregohet Ura e Gurit, që ndodhet në qytetin e Prizrenit. Diskutoni elementet përbërëse të saj. Si mendoni, është urë antike apo moderne? Argumentoni pse.AktivitetUratUra me harkUrat ndërtoheshin me gurë të gdhendur në forma precize, duke filluar me vendosjen e bazës, gurëve bartës dhe gurit mbyllës. Mbi të shtrohej rruga.Si e bart ura peshën e ngarkesës, në këtë rast peshën e kamionit?• Guri mbyllës është guri i fundit që vendoset gjatë ndërtimit të urës.• Forma e tij mundëson që pesha mbi urë, me anë të këtij guri, të shpërndahet te gurët bartës, pra ngarkesa horizontale bartet vertikalisht te gurët bartës deri në bazë (fig. 3).Shumë ura janë ndërtuar sipas këtij sistemi, të cilin e kanë përdorur së pari romakët. Sot, urat më të gjata dhe moderne vendosen mbi shtylla gjigante prej betoni të përforcuara me çelik. Në fletoren e punës do të gjeni një kuriozitet rreth urës së njohur “Akashi Kaikio” (Akashi Kaikyo), e cila ndodhet në Japoni.Pesha-ngarkesaGuri mbyllësGuri bartësBazaPika e mesitFig. 1 Ndërtimi i rrugëve antikeFig. 3 Struktura e urës me harkFig. 2 Autostradërrugë, urë, tunel, kanal, ndërtime hapësinore.FJALË KYÇE:
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70