Page 67 - Demo
P. 67
65TEMA 5 TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËTuneletTunelet u mundësojnë njerëzve të kalojnë nën male. Ato na mundësojnë që ta kalojmë më lehtë dhe më shpejt rrugën. Ka edhe tunele që lidhin dy brigje, të ndërtuara nën ujë. Tuneli i parë modern është ai që u ndërtua nën lumin Tamiz në Angli (fig. 4). Ndërtimi i tij nisi në vitin 1825, zgjati 18 vjet dhe ishte 396 m i gjatë, 11 m i gjerë, 6 m i lartë dhe 23 m nën sipërfaqen e ujit. Ditët e sotme, ky tunel përdoret për trafik hekurudhor. Ndërtime të tjeraCilat janë disa lloje ndërtimesh të mëdha?• Janë disa lloje dhe në to nuk bëjnë pjesë shtëpitë apo rrugët.• Në to përfshihen kanalet, pendët dhe konstruksionet e strukturave të përdorura në hapësirë.KanaletParaardhësit tanë kanë përdorur kanale të vogla për të sjellë ujin tek të mbjellat. Kanalet janë rrjedha uji të ndërtuara nga njeriu. Anijet që bartnin mallra dhe udhëtarë, dikur duhej të përshkonin rrugë të rrezikshme dhe të gjata që të vinin nga Oqeani Atlantik deri në Oqeanin Paqësor.1. Përse shërbejnë tunelet?2. Diskutoni me shoqet dhe shokët se si kanë ndryshuar ndër vite konstruksionet e ndërtesave.3. Përmendni disa ndërtime në qytetin/fshatin tuaj.4. Përmendni disa materiale ndërtimi dhe tregoni ku përdoren ato.PROVONI VETENNë vitin 1914 u hap kanali i Panamasë për të lidhur këto dy oqeane (fig. 5). Prej atij viti, tregtia dhe udhëtimet janë rritur dhe zhvilluar në mënyrë të ndjeshme.Konstruksionet në hapësirëKëto ndërtime zënë vend në hapësirë, mbi sipërfaqen e Tokës. Një projekt i tillë është stacioni ndërkombëtar hapësinor i ndërtuar nga SHBA-ja dhe shtete të tjera.Ky stacion rrotullohet rreth planetit çdo 90 minuta (fig. 6). Astronautët punojnë dhe jetojnë aty me turne, duke u ndërruar me të tjerë pas një periudhe kohore.Fig. 4Fig. 6Fig. 5 Tuneli në lumin Tamiz, Angli.Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës Kanali i Panamasë

