Page 68 - Demo
P. 68
66Nxënësi/ja:5.3 Materialet e ndërtimtarisëPërmirësimi i cilësisë së materialeveShekuj më parë, njerëzit pa dije shkencore kanë përdorur për ndërtim materiale që i kanë gjetur në natyrë. Sot, shkencëtarët dhe inxhinierët punojnë për të zhvilluar materiale të reja më të mira nga:• druri; çeliku; betoni; materiale të tjera. shpjegon përbërjen e elementeve të ndërtimtarisë.Vëreni përreth zonës ku banoni dhe tregoni me çfarë materialesh janë ndërtuar banesat. Diskutoni me mësuesen/in në klasë, cilat janë materialet që i rezistojnë më shumë kohës dhe pse. AktivitetDruriDrurët e rritur në ferma komerciale prodhojnë lëndë drusore për ndërtim.Njerëzit e përdorin këtë lëndë për të prodhuar shtylla dhe dërrasa. Druri është burim i ripërtëritshëm. Pasi pritet, në vend të tij mbillet fidan tjetër për ta zëvendësuar. Por drurit i nevojiten shumë vite për t’u rritur e, për këtë arsye, është e nevojshme të ulet përdorimi i tij për ndërtim. Prandaj përdoren mbeturinat e drurit, mbetjet nga prerja e tij, degët e copëtuara për të prodhuar materiale nga to. Disa nga këto materiale kanë fortësi edhe më të madhe se druri natyral.RëraTullatPlastikaÇelikuÇimentojaDruriQelqiBetoniQeramikaFig. 1Materiale që përdoren në teknologjimateriale ndërtimi, druri, çeliku, betoni, qelqi, plastika.FJALË KYÇE:

