Page 69 - Demo
P. 69
67TEMA 5 TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËÇelikuËshtë përzierje e hekurit dhe karbonit. Përdoret për ndërtimin e strukturave të mëdha (fig.2). P.sh., skeleti i rrokaqiejve ndërtohet me çelik, pastaj montohen dyshemetë dhe muret. Këto mure mund të jenë prej materialeve të ndryshme, edhe prej xhami.Edhe shumë ura të varura ndërtohen me çelik.BetoniI përbërë nga përzierja e çimentos, rërës dhe ujit, betoni është materiali më i përdorur dhe i përshtatshëm në ndërtim (fig.3).Ndërtuesit e përdorin për ndërtesa të larta, autostrada, penda, ura dhe shtëpi banimi. Gati çdo strukturë përmban pak beton.Disa e quajnë betonin “çimento”, por çimentoja është vetëm një përbërës i këtij materiali.Betoni duket si balta. Betoni i lëngët hidhet nëpër forma, ku ngurtësohet. Brenda i futin shufra çeliku, të cilat e forcojnë atë edhe më tepër.Materialet të tjeraMateriale të tjera të kombinuara janë leshi i xhamit dhe fibrat prej karboni. Janë materiale më të lehta se betoni dhe çeliku dhe kanë peshë shumë të vogël. Përdoren për gypa dhe materiale për ndërtimin e kulmeve.1. Në kutitë nën foto shkruani “i ri” ose “i vjetër” për objektin që shihni dhe tregoni me çfarë materiali është ndërtuar.2. Lidhni me shigjeta:• druri • prodhohen dërrasa• çeliku • material më i lehtë se betoni• fibrat e karbonit • përdoret për ndërtimin e uravePër të zhvilluar aktivitetin për këtë mësim, referojuni fletores së punës.PROVONI VETENFig. 2Fig. 3Strukturë prej çelikuStrukturë prej betoni

