Page 7 - Demo
P. 7


                                    Hyrje Përmes këtij libri, nxënësit do të njihen me rolet e ndryshme të individëve në jetë dhe në profesion, si: anëtarët e familjes, qytetarët, prodhuesit, konsumuesit, punëdhënësit dhe punëmarrësit. Nxënësit do të zhvillojnë vetëdijesimin dhe vetëbesimin për përdorimin e teknologjive të TIK-ut, zhvillimit të ekonomisë familjare, orientimit profesional, zhvillimit të sipërmarrjes, si dhe edukimit për zhvillim të qëndrueshëm. Nxënësit do të mësojnë edhe vetë të punojnë, të hulumtojnë e të krijojnë, të zhvillojnë aktivitete praktike në fushën e teknologjisë.Nxënësit do të zhvillojnë koncepte të rëndësishme, të cilat lidhen me: - këshillimin dhe orientimin në karrierë;- punën dhe edukimin për sipërmarrje;- edukimin për zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha këto koncepte zhvillohen duke u mbështetur ngushtësisht në programin lëndor dhe duke ndërthurur njohuritë me aftësitë dhe qëndrimet. Nxënësit do të zhvillojnë vetëdijesimin dhe vetëbesimin për ekzistencën e mundësive të orientimit profesional (përzgjedhja e profesionit), përdorimit të TIK-ut për të thelluar dijet e tyre në profesionet e së ardhmes. Nëpërmjet rubrikave të ndryshme të tekstit, nxënësit do të zhvillojnë njohuritë, do të kryejnë punë praktike, do të përdorin Teknologjinë me TIK gjatë orëve të projekteve, si dhe do të njohin parimet për ushtrimin e zhvillimit të sipërmarrjes dhe arritjen e kompetencave për vendimmarrje lidhur me orientimin profesional për zhvillim të qëndrueshëm.Libri Teknologji me TIK 6 përmban kapituj mësimorë, të cilët janë në përputhje me 9 temat e programit lëndor. Për të ndihmuar nxënësit në zhvillimin e aftësive praktike, libri është i shoqëruar edhe me Fletoren e punës.
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11