Page 70 - Demo
P. 70


                                    68Nxënësi/ja:5.4 Makinat bujqësore shpjegon me anë të shembujve konkretë përdorimin e makinave.Në një fletë A4, ngjitni 5 foto të makinave/mjeteve bujqësore që njihni. Poshtë tyre shkruani emrin e makinës/mjetit. Shpjegoni me një fjali se për çfarë shërben. Për të kryer detyrën, mund të kërkoni ndihmën e të rriturve.AktivitetLlojet e makinave bujqësoreMakinat bujqësore janë të gjitha ato makina që përdoren në ferma bujqësore për të kryer proceset e punës. Makinat mund të jenë vegla pune krahu, por edhe mjete të mekanizuara apo motorike. Shembulli më i mirë i këtij lloji është traktori.TraktoriËshtë makinë e dizajnuar posaçërisht për punët në bujqësi dhe ndërtim (fig. 1). Lëviz ngadalë dhe mekanizon shumë procese bujqësore.Traktorit mund t’i montohen pajisje të ndryshme shtesë, që ta ndihmojnë për të kryer punë të shumëllojshme në ferma. P.sh një traktori mund t’i shtohet korrësja për të kositur, ose mund t’i shtohet një platformë për të mbledhur fruta dhe zarzavate. Për të mësuar më shumë lloje të traktorëve shikoni fletoren e punës.MotokultivatoriËshtë makinë e vogël bujqësore që shërben për punë të ndryshme, kryesisht për mihjen e dytë të tokës (fig. 2).Motokultivatori ka “dhëmbë” metalikë që shërbejnë për ta copëtuar dheun në pjesë të vogla dhe për ta bërë atë të gatshëm për mbjellje. Gjithashtu, përdoret për të pastruar tokën nga barishtet e panevojshme afër të mbjellave.Shembull i motokultivatorit janë edhe makinat për përdorim shtëpiak, makinat për kositjen e barit etj.Makina mbjellëseËshtë makinë që përdoret për mbjelljen e farës së një bime të caktuar (fig. 3).Kjo makinë i fut farat në tokë në distancë të barabartë dhe në thellësinë e duhur, për t’i mbrojtur ato nga zogjtë. Kjo metodë i lejon gjithashtu bimët të marrin mjaftueshëm dritë, ajër dhe ujë.Më parë, farërat mbilleshin me dorë, por prodhimi ishte i ulët. Tani, me përdorimin e makinave mbjellëse, prodhimi është më i lartë.Fig. 1Fig. 2Fig. 3makina bujqësore, traktori, motokultivatori, makina mbjellëse, makina për plehërosje dhe spërkatje, makina korrëse.FJALË KYÇE:TraktoriMotokultivatoriMakina mbjellëse
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74