Page 71 - Demo
P. 71


                                    69TEMA 5 TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISË1. Përmendni disa nga mjetet bujqësore primitive:__________________ , _____________________ , ___________________ .2. Rrethoni:Pajisje të ndryshme për punimin e tokës i montohen nga prapa:• traktorit;• kombajnës;• motokultivatorit.3. Shënoni në kuti punën që kryen:Makina mbjellëse Kombajna MotokultivatoriPROVONI VETENMakinat për plehërosje dhe spërkatjeShpërndarëset ose makinat për plehërosje janë makina bujqësore që shërbejnë për të shpërndarë plehun në arë në fermat bujqësore. Zakonisht montohen prapa traktorit dhe përdorin një mekanizëm për ta hedhur plehun e lëngshëm në mënyrë të barabartë në tokë. Më parë, plehu hidhej duke përdorur qerret me kuaj. Plehu që hidhet, mund të jetë organik (i kafshëve) ose pleh kimik-industrial (fig. 4). Mund të jetë në gjendje të ngurtë ose të lëngët. Për plehun në gjendje të lëngët, përdoren makinat spërkatëse.Makinat korrëseJanë makina bujqësore që shërbejnë për të korrur të mbjellat. Për shembull, procesi i korrjes së grurit ndahet në disa faza:• korrja;• shirja;• ndarja;• grumbullimi i mbetjeve;• përpunimi i mbetjeve.Autokombajna është makinë për korrje (fig. 5). Kombajnat moderne i kryejnë të gjitha operacionet si: prerjen, përgatitjen dhe ndarjen. Përparësia e tyre e madhe është se procesi i korrjes kryhet shumë shpejt në sipërfaqe të mëdha. Po ashtu, humbjet në mbledhjen e të korrave janë shumë të vogla. Kombajnat zakonisht shoqërohen nga një kamion me rimorkio, ku grumbullohet bima e korrur në lëvizje e sipër.Fig. 4Fig. 5Makinat për plehërosje dhe spërkatjeMakinat korrëse
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75