Page 72 - Demo
P. 72
70Nxënësi/ja:5.5 Makinat e ndërtimitVizatimi në figurën 1 tregon transportimin e një statuje kolosale. Ekzistojnë disa teori të ndryshme shkencore rreth teknikave të ndërtimit të piramidave. Shumica e teorive bazohen në idenë se piramidat u ndërtuan me anë të transportimit të gurëve të stërmëdhenj nga gurorja, duke i tërhequr dhe ngritur për te vendi i ndërtimit. Megjithatë, ka shumë diskutime se me çfarë metode u bartën dhe u vendosën gurët në këto ndërtime. Së fundmi, një teori propozon se blloqet e gurëve u prodhuan në vend nga një lloj “betoni gëlqeror”. Megjithatë, përgjithësisht mendohet se blloqet e nxjerra u transportuan në vendin e ndërtimit nëpërmjet slitave prej druri, duke lagur rërën përpara slitave për të reduktuar forcën e fërkimit. Një teori tjetër për zhvendosjen e gurëve është ajo që thotë se rrjedha e lumit është përdorur për zhvendosjen dhe transportimin e gurëve.Makinat e ndërtimitNë kohët e lashta, shumica e punëve në ndërtim bëhej me forcën e krahut, me ndihmën e veglave si: rrota, leva, dalta, litarët, si dhe me forcën tërheqëse të kafshëve. Me zhvillimin e teknologjisë, puna e njeriut u zëvendësua nga mekanizmat dhe makineritë e ndërtimit. Teknikat e ndërtimit të makinerive që përdoren në ndërtim janë përmirësuar dhe zhvilluar akoma më shumë në ditët e sotme. Për ndërtime të llojeve të ndryshme janë zhvilluar shumë makina dhe pajisje speciale. Ato ndihmojnë në ngritjen e ndërtesave shumëkatëshe, në shtrimin e rrugëve, në hapjen e tuneleve dhe në ndërtimin e urave. Nisur nga puna që kryejnë, makineritë ndahen në:• makina gërmuese të dheut (buldozerët, skraperët, autograderët, ekskavatorët etj.); • makinat e copëtimit, larjes dhe seleksionimit të materialeve të ndërtimit; • makinat e përgatitjes së llaçit dhe betonit (betonierja);• makinat e ngarkimit, shkarkimit e transportit të materialeve (vinçi, kamioni, platformat e ajrit). shpjegon parimet elementare të operacioneve të punës të makinave bujqësore dhe të ndërtimtarisë.Nga lënda e historisë, kujtoni si janë ndërtuar disa nga veprat më të mëdha të kohës, si piramidat e Egjiptit, Muri i Madh kinez apo Koloseu.AktivitetFig. 1makinat e ndërtimit, ekskavatori, buldozeri, vinçi, kamioni, betonierja, çekiçi hidraulik.FJALË KYÇE:Vizatim i vjetër egjiptian që tregon transportimin e një statuje të madhe

