Page 73 - Demo
P. 73


                                    71TEMA 5 TEKNIKA BUJQËSORE DHE E NDËRTIMTARISËEkskavatori. Kjo makinë është e ndërtuar me një kovë që përdoret për gërmimin, ngarkimin dhe zhvendosjen e dheut (fig. 2). Zakonisht përdoret për hapjen e gropave dhe kanaleve. Ndonjëherë këto mekanizma plotësohen me lopata ose hapëse të ndryshme. Buldozeri. Një teh ose pllakë çeliku e rëndë, e gjerë montohet në pjesën e përparme të një traktori, me të cilën nivelohet dheu (fig. 3). Buldozeri me zinxhirë përdoret për pastrimin e shtresave të sipërme të dheut, rimbushjen e gropave të hapura, si dhe nivelimin e tokës. Zakonisht përdoret në terrene ndërtimi dhe për punë niveluese përfundimtare, për rregullimin e peizazheve dhe në ndërtimin e rrugëve. Buldozeri me rrota përdoret edhe për pastrimin e rrugëve gjatë reshjeve të borës etj.Betonierja. Është makina që shërben për transportimin e betonit nga vendi i prodhimit të tij në vendin ku ndërtohet (fig. 4). Ajo ka një rezervuar cilindrik ku hidhet betoni i lëngët. Rezervuari rrotullohet gjatë gjithë kohës, duke kryer përzierjen e betonit. Kjo lejon që betoni të dërgohet i freskët në çdo pikë ndërtimi, pavarësisht nga distanca. Betonierja ka dhe një pompë të gjatë e cila shërben për hedhjen e betonit në lartësi.Vinçi. Qëllimi kryesor i vinçave është lëvizja e ngarkesave në kantierin e ndërtimit, si midis kateve, ashtu edhe në të gjithë territorin. Vinçat janë të disa llojeve, në varësi të punës që kryejnë (fig. 5). Tipat e tyre shpesh ndryshojnë sipas lartësisë së ngritjes dhe peshës maksimale me të cilën mund të punojnë. Kamioni. Kjo kategori përfshin të gjitha llojet e automjeteve të ngjashme që transportojnë materiale ndërtimi si: rërë, gurë të grimcuar dhe çimento (fig. 6).Çekiçi hidraulik. Ekskavatorët shpesh janë të pajisur me këtë mekanizëm (fig. 7). Detyra kryesore e çekiçit është shkatërrimi i materialeve të tilla si: betoni, tulla, etj.Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 5Fig. 6Fig. 71. Përse shërbejnë makinat e ndërtimit?2. Cilat janë llojet e makinave të ndërtimit?3. Tregoni disa lloje makinash ndërtimi që keni parë në qytetin tuaj dhe shpjegoni funksionin e tyre.PROVONI VETEN Ekskavatori Buldozeri Betonierja Kamioni Çekiçi hidraulik Vinçi
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77