Page 74 - Demo
P. 74
5.6 Ndërtimi i një makine (projekt)72DETYRË Krijoni një model makine me material druri të butë. Për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e idesë, shikoni videon në lidhjen e mëposhtme: youtu.be/WLu2Eols0BI.Aktivitete në punëHAPI 1 Bëhuni krijues dhe mendoni si duhet të jetë makina juaj. Mendoni disa modele dhe bëni skicat e tyre, duke shpjeguar edhe hapat e punës.HAPI 2 Bëni listën e mjeteve dhe veglave që ju duhen për realizimin e projektit. Përshkruani hapat që do të ndiqni gjatë punës.HAPI 3 Organizoni vendin e punës dhe përgatitni mjetet dhe veglat e punës.HAPI 4 Përpara se të filloni punën, kujtoni rregullat që duhet të zbatoni në laboratorin e teknologjisë. Përpiquni të krijoni një model sa më estetik, duke ndjekur udhëzimet me saktësi. HAPI 5 Reflektoni nëse diçka nuk shkon si duhet. Përpiquni të kuptoni ku është gabimi. Kini durim gjatë punës dhe zhvilloni imagjinatën, për ta përmirësuar modelin.HAPI 6 Prezantoni krijimin tuaj përpara klasës.Mund t’i zhvilloni idetë tuaja duke përpunuar modele të tjera. Ja disa shembuj që mund t’ju shërbejnë si ide për projekte të tjera: youtu.be/m6BqbF2L32Q.Nxënësi/ja: krijon një model të makinave, bazuar në skica, me material druri në kabinet.Fig. 1Fig. 1Fig. 2Fig. 2Mjetet e punësMjetet e punësModeli i makinësModeli i aeroplanit

