Page 75 - Demo
P. 75
TEMA 6Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjiaPërmbledhje: Në këtë tematikë, nxënësit/et do të përshkruajnë qarkun elektrik të përbërë nga elementet e tij si: burimi i tensionit, çelësat, përçuesit dhe shpenzuesit, duke identifikuar kushtet e nevojshme që të rrjedhë rrymë në qarkun elektrik. Ata do të mësojnë se qarku elektrik mund të paraqitet grafikisht me anë të simboleve, me të cilat do të vizatojnë skemat e qarkut elektrik në seri dhe paralel. Gjithashtu ata/ato do të përshkruajnë burimet e ndryshme të energjisë elektrike si: baterinë, dinamon, akumulatorin, gjeneratorin, panelin diellor etj. Më tej, nxënësit/et do të jenë të aftë të zhvillojnë aktivitete praktike, duke ndërtuar vetë një qark të thjeshtë elektrik apo një pajisje të thjeshtë elektrike shtëpiake.

