Page 76 - Demo
P. 76
74Nxënësi/ja:6.1 Qarku elektrikEnergjia elektrikeQë të funksionojnë, pajisjet elektrike shfrytëzojnë energjinë elektrike. Ajo paraqit lëvizjen e drejtuar të ngarkesave elektrike. Ngarkesat elektrike lëvizin në një drejtim të caktuar nën veprimin e fushës elektrike. Energjia elektrike karakterizohet nga rryma dhe tensioni.Rryma elektrike tregon sasinë e elektroneve që rrjedh nëpër përçues në një sekondë. Sa më shumë elektrone të rrjedhin brenda një sekonde, aq më e madhe është rryma. Madhësia e rrymës elektrike vlerësohet nga madhësia fizike e quajtur intensitet i rrymës elektrike (I). Rryma elektrike matet me amper (A).Tensioni elektrik është ndryshimi i energjisë elektrike mes dy pikave në qarkun elektrik, që ndryshe njihet si diferenca potenciale. Njësia matëse e tensionit është volti (V). përshkruan qarkun elektrik me burim tensioni, çelësa, përçues dhe shpenzues, duke identifikuar kushtet e nevojshme që të rrjedhë rrymë në qarkun elektrik.Listoni disa pajisje shtëpiake që funksionojnë me rrymë elektrike. A mund të thoni nga e marrin ato rrymën elektrike? Diskutoni në klasë: Çfarë ndodh me ndriçuesin e dhomës kur shtypim çelësin? Pse ndizet?AktivitetFig. 1Fig. 2energjia, bateria, rryma, qarku elektrik, tensioni, qark elektrik, burim i energjisë, shpenzues, përcjellës, ndërprerës.FJALË KYÇE:Qarku elektrikPajisjet dhe sistemet elektrike përbëhen nga qarqe elektrike. Qarku elektrik është një rrugë apo vijë, nëpër të cilën kalon rryma elektrike. Qarqet mund të jenë të thjeshta, me pak elemente (fig. 1) dhe të ndërlikuara (komplekse), me shumë elemente (fig. 2). Elementet e domosdoshme kryesore që duhen për të formuar një qark të thjeshtë elektrik janë: 1. burimi i energjisë elektrike,2. shpenzuesi i energjisë (konsumatori), 3. përcjellësit (përçuesit),4. çelësi (ndërprerësi).Në qarkun elektrik kalon rrymë vetëm nëse ai është i mbyllur dhe siguron rrugë të plotë për kalimin e ngarkesave. Shembull i një qarku të thjeshtë elektrikShembull i një qarku kompleks

