Page 77 - Demo
P. 77
75TEMA 6 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIABurimi i energjisë elektrike. Qarku ka gjithmonë nevojë për një burim energjie. Burimi i energjisë furnizon dhe ruan energjinë elektrike në qark. Ky burim nevojitet për të bërë që të rrjedhin elektrone nëpër tela dhe komponentët e tjerë të qarkut. Me marrëveshje, thuhet se rryma rrjedh nga terminali pozitiv në terminalin negativ të burimit, duke kaluar nëpër të gjithë elementet e qarkut. Shembuj të burimit të energjisë për një qark elektrik janë celula elektrike (fig.3), bateria, gjeneratori.Shpenzuesi i energjisë elektrike. Është pajisja që shndërron energjinë elektrike në forma të tjera të energjisë, si p.sh. dritë, energji kinetike, energji termike, energji kimike etj. Shembuj: llamba, zilja, motori, altoparlanti etj. (fig. 4). Përçuesit janë tela që përcjellin rrymën elektrike në qark. Gjithashtu, ata lidhin elementet e qarkut me njëri-tjetrin dhe baterinë, duke formuar një qark të mbyllur (fig. 5). Çelësat (ndërprerësit) janë elemente elektrike që shërbejnë për të mbyllur ose hapur rrugën përçuese në një qark elektrik, duke ndërprerë rrymën elektrike ose duke e lejuar të kalojë nga njëri përcjellës te tjetri (fig. 6). Të gjitha pajisjet që kemi në shtëpi, e marrin energjinë elektrike nëpërmjet prizave dhe telave që ndodhen në mur. 1. Çfarë është qarku elektrik?2. Cilat janë elementet kryesore të një qarku elektrik?3. Cili është kushti që në qark të kalojë rrymë?4. E vërtetë apo e gabuar:a) llamba ndizet në një qark elektrik, kur hapet çelësi;b) zilja bie, kur mbyllet çelësi;c) rryma rrjedh, edhe kur mungon burimi i energjisë në qark.PROVONI VETENFig. 3 Lloje të ndryshme celulashFig. 4Fig. 5Fig. 6 Tipe të ndryshëm llambash Telat përçues Tipe të ndryshme çelësash

