Page 78 - Demo
P. 78
76Nxënësi/ja:6.2 Simbolet e qarkut elektrikQarku elektrik mund të paraqitet grafikisht me anë të simboleve. Kjo paraqitje grafike njihet si skema elektrike (diagrami). Diagramat e qarkut përdoren për të treguar se si janë lidhur komponentët elektrikë në një qark. Çdo komponent i qarkut paraqitet nëpërmjet simbolit të tij. Disa nga simbolet e qarkut tregohen më poshtë:Emërtimi Komponenti elektrikSimboli FunksioniTeli përcjellës (përçuesi)Telat lidhin komponentët në qarkun elektrik dhe përçojnë rrymën në të.Celula elektrike Elementi galvanikCelula elektrike prodhon energji elektrike. Tensioni i saj është 1.5 V.Bateria Kur bashkohen dy ose më shumë celula, krijojnë një bateri.Bateria është një pajisje që prodhon dhe ruan energjinë elektrike.Llamba Llambat e shndërrojnë energjinë elektrike në dritë dhe energji termike.Zilja Zilet ose sinjalizuesit e shndërrojnë energjinë elektrike në tingull ose zë.Çelësi i mbyllurÇelësi i hapurÇelësat e hapur shkëputin qarkun.Çelësat e mbyllur lidhin qarkun.Motori elektrik Shndërron energjinë elektrike në energji kinetike. përshkruan simbolet elementare elektrike, si dhe përdorimin e tyre në qarkun elektrik.Përpiquni të vizatoni një qark elektrik. Si mendoni, sa e lehtë është për t’i vizatuar elementet e tij?Aktivitetqark elektrik, simbolet e elementeve elektrike, grafik,ndërtim qarku.FJALË KYÇE:MTabela nr. 1 Disa nga simbolet e qarkut

