Page 80 - Demo
P. 80


                                    78Nxënësi/ja:Lidhja në seri dhe paralel e qarkut elektrik6.3Qarku në seriQarqet elektrike, ku komponentët elektrikë lidhen njëri pas tjetrit në një lak të vetëm, njihen si qarqe në seri. Rryma elektrike kalon nga burimi i energjisë (terminali pozitiv) në të gjithë komponentët varg (llamba e parë, e dytë e me radhë) dhe kthehet përsëri te burimi i energjisë (terminali negativ). Nëse një nga llambat (komponent i qarkut) digjet dhe nuk funksionon, atëherë rryma nuk do të kalojë në qark. Në qarkun në seri, nëse një llambë fiket, të gjitha fiken. Kjo gjë e vështirëson gjetjen e llambës së djegur në qarqet me shumë llamba, pasi qarku nuk punon dhe duhet të kontrollohen llambat një e nga një. Në figurën 1 tregohet shembulli i një qarku elektrik, ku dy llamba janë lidhur në seri, si dhe skema elektrike. skicon skemat e lidhjeve të ndryshme.Sillni në mendje vargjet shumëngjyrëshe të dritave të vogla të pemës së Vitit të Ri. Kujtoni si janë të lidhura dritat. A ju ka ndodhur ndonjëherë që vetëm një pjesë e dritave të mos ndizen, ndërsa të tjerat po? Pse ndodh kjo? Diskutoni në klasë.AktivitetQarku paralelNë qarqet paralele, komponentët elektrikë janë lidhur me burimin e energjisë më vete, në mënyrë të atillë që formojnë degëzime (qarqe) shtesë. Në qarkun paralel, çdo komponent është i lidhur në lakun e vet me burimin e energjisë. Kjo do të thotë se nëse njëra prej llambave digjet, atëherë rryma do të vazhdojë të kalojë nëpër qark përmes lakut tjetër. Nëse njëra llambë fiket, tjetra do të qëndrojë ndezur. Nëse një llambë digjet, kjo nuk ndikon tek llambat e tjera, pasi secila prej tyre vazhdon të jetë në një qark të mbyllur me burimin e energjisë. Në figurën 2 tregohet shembulli i qarkut elektrik me dy llamba të lidhura paralel, si dhe skema elektrike.Fig. 1Fig. 2Skema e qarkut në seriSkema e qarkut në paralelqarku në seri, qarku në lidhje paralele, ndezja dhe fikja e qarkut.FJALË KYÇE:
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84