Page 81 - Demo
P. 81


                                    79TEMA 6 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIAQarqet e ndërlikuara, të projektuara nga inxhinierët, përbëhen nga shumë qarqe më të thjeshta paralele dhe në seri. Në këtë mënyrë, nëse një pjesë e qarkut prishet, pjesa tjetër e qarkut vazhdon të funksionojë. Për dritat e festave, opsioni më i mirë është të lidhen disa seri dritash së bashku, paralelisht. Në këtë mënyrë, kur një seri llambash ka defekt, kjo nuk ndikon te seritë e tjera të llambave, pasi ato janë paralele me serinë e dëmtuar. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë vetëm një pjesë e dritave nuk ndizen, ndërsa të tjerat mbeten funksionale. Në figurë tregohet qarku elektrik, ku katër lidhje llambash në seri janë lidhur në një qark paralel.1. Vizatoni qarqet e mëposhtme, duke përdorur simbolet.a) Një qark me tri bateri, një llambë, një zile, të lidhura në seri. Argumentoni se çfarë ndodh kur mbyllet çelësi.b) Një qark me një bateri dhe tri llamba të lidhura paralel.c) Një qark paralel me një bateri dhe dy llamba, ku vetëm një llambë ndizet.2. Si janë të lidhura llambat në figurën e mëposhtme?PROVONI VETENFig. 3 Qark i Kombinuar në seri dhe paralel
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85