Page 82 - Demo
P. 82


                                    80Nxënësi/ja:6.4 Burimet e energjisëQeliza elektrike (pila)Qeliza është burimi më i vogël i energjisë, që e krijon energjinë elektrike nëpërmjet reaksioneve të brendshme kimike (fig. 1). Qeliza përbëhet nga një elektrolit dhe dy terminale (elektroda pozitive dhe negative). Shkëmbimi i elektroneve ndërmjet dy elektrodave lejon që të krijohet një ndryshim në diferencën e potencialit ose të tensionit midis tyre, duke lejuar rrjedhën e energjisë elektrike. Bateria Bateria përbëhet nga një ose më shumë celula. Bateritë që, me kalimin e kohës, e humbasin fuqinë gjatë përdorimit (kimikati nuk mund të kthehet në gjendjen e tij origjinale) quhen bateri primare ose bateri me një përdorim. Bateritë e mëdha përdoren për të ndezur makinat, ndërsa bateritë e vogla ushqejnë aparatet e dëgjimit, telekomandat e TV etj.Akumulatori Bateritë dytësore ose akumulatorët janë bateri që, pasi zbrazen, mund të mbushen përsëri (fig. 2). Në këto lloj baterish, kimikati që kryen reaksion kimik për të prodhuar energji elektrike mund të rindërtohet, duke i kaluar rrymë elektrike përmes. Këto quhen bateri të rimbushshme. Bateritë mund të riciklohen, për të parandaluar që ato të përfundojnë në deponi (depozitë, landfill).DinamojaËshtë një pajisje që shndërron fuqinë lëvizëse (energjinë mekanike) ose fuqinë e bazuar në karburant (energjinë kimike) në energji elektrike. Dinamoja është një pajisje që prodhon energji elektrike nga energjia mekanike (kinetike) duke përdorur elektromagnetizmin. Kjo pajisje përbëhet nga magnete të palëvizshme (statori) që krijojnë një fushë magnetike të fuqishme, si dhe nga një magnet rrotullues (rotori). Dinamoja e biçikletës (fig. 3) përbëhet nga një cilindër i vogël që prek gomën e rrotës së saj. Ky cilindër është i lidhur me një magnet në formë U-je që është i rrethuar nga një spirale, Ajo gjeneron një sasi të vogël energjie elektrike, që përdoret për të ndriçuar llambën e biçikletës.  përshkruan burimet e ndryshme të energjisë elektrike: baterinë, dinamon, akumulatorin, gjeneratorin, panelin diellor etj.Shikoni figurën dhe shpjegoni si transformohet energjia.AktivitetFig. 1Fig. 2Fig. 3Lloje të ndryshme celulash AkumulatorëDinamoja e biçikletësqeliza elektrike, bateri, dinamo, akumulator, gjenerator, panel diellor.FJALË KYÇE:
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86