Page 83 - Demo
P. 83


                                    81A e dini se...• Një automjet elektrik me bateri nuk ka motor benzine ose nafte, por ka një motor elektrik. Ato janë më të mira për mjedisin sa i përket reduktimit të emetimeve që vijnë nga përdorimi i makinave me benzinë/naftë.TEMA 6 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIAHidrocentralet prodhojnë energji elektrike duke shfrytëzuar energjinë kinetike të ujit. Në diga, energjia elektrike prodhohet duke lëshuar një rrjedhë të kontrolluar uji me presion të lartë, përmes një kanali që drejton ujin. Uji vë në lëvizje turbinat, të cilat nga ana e tyre lëvizin gjeneratorët dhe, në këtë mënyrë, prodhojnë rrymë elektrike. Paneli diellorKa disa vende në botë ku energjia diellore është e madhe. Në vende të tilla, energjia elektrike merret nga energjia termike e diellit. Panelet diellore ose qelizat fotovoltaike përdoren për të prodhuar energji elektrike drejtpërdrejt nga rrezet e diellit. (fig. 5) Avantazhi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike prej nxehtësisë së marrë nga dielli, qëndron në faktin se ky është një burim i rinovueshëm energjie.1. Cilën energji shfrytëzojnë burimet e mëposhtme për prodhimin e energjisë elektrika?b) Bateria _________________________________________________________________ .c) Gjeneratori ______________________________________________________________ .d) Akumulatori _____________________________________________________________ .e) Dinamoja _______________________________________________________________ .f) Paneli diellor ____________________________________________________________ . g) Hidrocentralet ___________________________________________________________ . 2. Sa tipa termocentralesh ka dhe si e prodhojnë ato energjinë elektrike?3. Cilat janë burimet kryesore të energjisë elektrike në Kosovë? Jepni shembuj.PROVONI VETENGjeneratoriPërbëhet nga shumë mbështjellje të mëdha që rrotullohen midis dy poleve të një magneti të madh (fig. 4). Përdoret në termocentrale për të gjeneruar sasi të mëdha energjie elektrike, e cila përdoret për ndriçimin e qyteteve dhe funksionimin e fabrikave.Ekzistojnë tri lloje termocentralesh:1. Stacionet elektrike të erës përdorin energjinë e erës për të lëvizur dinamon.2. Termocentralet me lëndë djegëse përdorin nxehtësinë e prodhuar nga djegia e karburantit (naftë, qymyr dhe gaz natyror) për ngrohjen e ujit për të prodhuar avull, i cili përdoret për të lëvizur dinamon.3. Termocentralet bërthamore përdorin reaktorët bërthamorë për të prodhuar nxehtësinë e nevojshme për lëvizjen e dinamos.Fig. 4Fig. 5GjeneratoriPaneli diellor
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87