Page 85 - Demo
P. 85


                                    83TEMA 6 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIAHapat:Hapi 1. Vizatoni në kuadratin bosh diagramin e qarkut elektrik, duke përdorur simbolet përkatëse.Hapi 2. Duke përdorur pinca ose letër smerili, hiqni me kujdes rreth 6-10 mm veshje (izolimin) nga dy skajet e telit.Hapi 3. Mundohuni të lidhni baterinë, llambën, mbajtësin e llambës dhe telin në mënyrë që llamba të ndizet. Përdorni izolant nëse është e nevojshme. Në sa mënyra mund ta lidhni llambën/mbajtësen e llambës me baterinë, që llamba të ndizet? A mund të ndërtoni qarkun vetëm me një tel?Hapi 4. Tani, priteni telin në dy pjesë. Përsëri, hiqni rreth 6-10 mm veshje nga skajet e veshura të secilës copë teli.Mundohuni të lidhni baterinë, llambën, mbajtësin e llambës dhe dy pjesët e telit, në mënyrë që llamba të ndizet. Në sa mënyra mund ta lidhni llambën/mbajtësen e llambës me baterinë, në mënyrë që llamba të ndizet? Vizatoni të gjitha mënyrat që gjetët. Mundohuni të gjeni të paktën dy mënyra për ta bërë këtë.Hapi 5. Çfarë mund t’i shtoni qarkut, që llamba të ndizet dhe të fiket kur ju dëshironi?Hapi 2Hapi 1Hapi 3Hapi 4 Hapi 5• Në përfundim të aktivitetit plotësoni fletoren e punës. Kjo fletë mund të përdoret si detyrë për portofolin.
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89