Page 86 - Demo
P. 86
84TEMA 6 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIAAktiviteti 2: Qarku i freskuesit (ventilatorit)Për të realizuar aktivitetin, duhet të shikoni videon me linkun: youtu.be/IQmDkm-u2kM.Mjetet e punës:Çdo grup duhet të ketë:• 1 bateri 9V;• kapëse baterie me tel;• tela përçues të kuq dhe të zi;• 1 motor DC 4V;• helikë plastike;• 1 çelës;• një bazament kartoni me përmasa 20 x 30 cm;• pinca teli ose letër smerili për të hequr izolimin në skajet e telit;• izolant (skoç, maskues ose elektrik).Hapat:1. Vizatoni qarkun me simbolet përkatëse.2. Lidhni polin negativ të baterisë me polin negativ të motorit (duke lidhur telat me ngjyrë të zezë bashkë). Mbështilleni nyjën e telave me izolant.3. Lidhni dy polet e tjera (pozitive) të baterisë dhe motorit me terminalet e çelësit (telat ngjyrë të kuqe). Mbështilleni nyjën e telave me izolant.4. Vendosni helikën te motori dhe ndizni çelësin. Në përfundim të aktivitetit plotësoni fletën e punës te fletorja e punës. Kjo fletë mund të përdoret si detyrë për portofolin.Aktiviteti 3: Qarku i ziles së derësPër të realizuar aktivitetin, duhet të shikoni videon me linkun: youtu.be/qswD2stECOc1. Çoku i portës është zëvendësuar në shumicën e shtëpive nga një zile elektrike që përdor një sinjalizues. Ndërtoni qarkun elektrik me zile sipas skemës së dhënë në figurë. Në fillim vizatoni qarkun me një zile, duke përdorur simbolet përkatëse. Mos harroni se duhet ta hapim dhe mbyllim qarkun me një çelës.2. Lista e materialeve: Duke parë figurën, plotësoni listën e materialeve që duhen për të krijuar qarkun me zile.Çdo grup duhet të ketë:• 1 bateri 9V• kapëse baterie me tela• tela përçues të kuq dhe të zi• 1 zile DC 9V• 1 çelës.3. Lidhini telat sipas skemës (fig. 3). 4. Testojeni qarkun. 5. Cilat ishin problemet që hasët gjatë aktivitetit?Në përfundim të aktivitetit plotësoni fletoren e punës në faqen 40,që mund të përdoret si detyrë për portofolin.Fig. 1Fig. 2Fig. 3Mjetet e punësQarku i ventilatorit Skema e qarkut të ziles

