Page 87 - Demo
P. 87


                                    TEMA 7Teknologjia e Informimit dhe e KomunikimitPërmbledhje: Në këtë tematikë, nxënësit/et do të njihen me format e ndryshme të komunikimit në sistemin kompjuterik, si dhe me pajisjet që duhet të lidhim me kompjuterin për të mundësuar komunikimin.Së dyti, ata do të mësojnë se si të përdorin kompjuterin ose iPad-in për të realizuar vizatime digjitale. Gjithashtu, do të mësojnë se si telefonat e zgjuar mund të kryejnë edhe disa prej procedurave, të cilat i kryejmë me kompjuter. Për shembull, do të mësojmë se si mund të realizojmë llogaritje ose të kryejmë regjistrime nëpërmjet telefonave të zgjuar, si mund t’i ruajmë shënimet nëse duam t’i shikojmë në një moment tjetër etj. Së treti, ata do të mësojnë se si ta organizojnë informacionin në kompjuter duke krijuar skedarë, dosje dhe duke i emërtuar ato. Në këtë kuadër, ata do të mësojnë se si programi MovieMaker përdoret për krijimin dhe montimin e videove ose regjistrimeve me metrazh të shkurtër. 
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91