Page 88 - Demo
P. 88
86Nxënësi/ja:7.1 Sistemi kompjuterikÇfarë është sistemi kompjuterik?Kompjuteri është pajisje elektronike, e cila merr, ruan, përpunon dhe nxjerr informacione. Nëpërmjet kompjuterit, ju mund të kryeni detyra të ndryshme si p.sh. të shkruani tekste, të vizatoni, të përpunoni foto dhe video, të luani muzikë, të komunikoni me të tjerë, të argëtoheni me lojëra, të kërkoni informacione etj. Një sistem kompjuterik përbëhet nga komponentët harduerikë dhe komponentët softuerikë (ose programet) që funksionojnë në kompjuter.Komponentët harduerikëKomponentët harduerikë (ang. hardware) janë të gjitha pjesët fizike të kompjuterit, ato që mund t’i prekim, si p.sh mausi, tastiera etj. krijon planin për format e ndryshme të komunikimit/sistemit kompjuterik.Çfarë dini rreth kompjuterit? Cilat janë pjesët e tij dhe përse shërbejnë ato? Emërtoni pajisjet përkrah numrit tregues.AktivitetSistemi kompjuterikHarduer SoftuerFig. 1Fig. 2Pajisje hyrësePajisje dalëseQë kompjuteri të funksionojë, ka nevojë për pajisje periferike. Janë pikërisht këto pajisje që e lejojnë përdoruesin të komunikojë me kompjuterin. Ato përfshijnë pajisjet hyrëse, pajisjet dalëse dhe pajisjet hyrëse-dalëse, ndërkohë që kanë detyra specifike krejtësisht të ndryshme nga kompjuteri. Kompjuteri i merr informacionet nëpërmjet pajisjeve hyrëse (shembuj: tastiera, mausi, skaneri, kamera etj.)Informacioni i përpunuar nga njësia qendrore e kompjuterit shfaqet ose merret nëpërmjet pajisjeve dalëse. Pajisjet dalëse e nxjerrin informacionin në një formë të kuptueshme për përdoruesin. Të tilla janë: ekrani, printeri, bokset, kufjet.sistemi kompjuterik, harduer, softuer, kompjuter, pajisje hyrëse, pajisje dalëse, programe aplikative, programe sistemi.FJALË KYÇE:

